Protesta e njē kali në Kep të Rodonit(dhe zarbot e censorëve të mi)

Nga Flutura Açka
Këtë kalë e ngarkuan të mbante qereste për sheshin e Tiranës. I thanë shesh, dhe kur mberriti kali i gjorē, pa se ishte kodër. “Po ky nuk është shesh”, tha kali që, t”i japim hakun, ka njohje të mira mbi kodrat dhe malet. “Ti nuk merr vesh nga arti”, – i thanë, dhe i treguan një pikturë të Magritte, ku llulla nuk quhej llullë. Kur pa se në anët e sheshit-kodër në mes të Tiranës, që kishte marrë pamje çibani, po zgjateshin burgjitë nga do të dilte gazi i makinave, që do të parkonin në nëndhesë – fragrancë që do t’i nanuriste fëmijët shqiptarë që do tē shëtisin në shesh, që do t”i parfumoste vajzuket belholla të shëtitjeve të mbrëmjeve, që do t’i pahiste politikanët që do të shfaqeshin atypari për të broçkullisur në dëgjesat populiste – kali ynë vendosi të ikte larg nga Tirana dhe të vdiste në paqe në breg të detit. Edhe aty betoni po afrohet dhe kodrat po hahen, por të paktën sa të tretet ai, ka edhe ca kohë…
P.S. Zarbot e çensorëve të mi, do ta hedhin ndonjë të lehur kundër meje këtej nga Facebook-u (si herë të tjera), fundja për atë paguhen. Unë thjesht solla shqetësimin e kalit, por edhe kalorēsi, nuk është se mendonte ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *