Një shqiptar përballë Pablo Piccasos dhe takimi që u dha jetë fotove të veçanta

Gjon Mili mori një vepër që Picasso nuk e pati kurrë! Artistja Yllka Gjollesha prej muajsh po punon për një dokumentar për fotografin e famshëm me origjinë shqiptare, Gjon Milli.

Në një postim në Facebook, ajo prek marrëdhënien e Millit me piktorin e njohur Pablo Picasso.
Pikaso thoshte se: “Nëse do të vizatosh, mjafton të mbyllësh sytë dhe të këndosh…”
Nisur nga ideja për të fotografuar objekte apo njerëz në lëvizje, vendosa të eksperimentoja një teknikë të re si light painting, për ketë vendosa të takoj Picasson. Gjendesha në jug të Francës dhe e dija që dhe Picasso kalonte muajt e verës aty. Disa të njohur më thanë se mund ta gjeja në plazh. Dhe ashtu bëra. I qepur pas plazhit ku Picasso shkonte çdo ditë për not, e vrojtova atë nga një distancë për një mengjes të terë, derisa kuptova dhe u mesova me të. Ditën tjetër kur ai po largohej nga plazhi, i dola përpara dhe i preva rrugën”,– ka rrëfyer Gjon Milli.

Më falni. Jam fotograf, jam fotograf dhe do të doja t’ju bëja një portret“. “Oh”, -tha ai duke qeshur dhe u vu në poz”. “Seriozisht, i thashë dhe në atë çast i tregova atij një fotografi të marrë në errësirë ku tregohej kërcimi i një patinatoreje i skicuar prej dritash të vendosura në patinat e saj. Pikasoja reagoi menjëherë. I shtyrë prej kësaj fotografie ai nisi të pikturojë me gisht në ajër…
Prej këtu morën jetë fotografitë e njohura të Pikasos.
received_10154040693557044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *