Filmi “Ndërkombëtarët”, ironia therëse si tek “Njeriu ynë në Havanë” i Graham Greeen

Nuk ka një vit kur ndodhin ngjarjet. Ato ndodhin prej vitesh përditë. Filmi i vë ngjarjet në kohën tonë ku pothuaj asgjë nuk bën më habi. Diku të kujton të njëjtat nota ironie therëse me Graham Green te “Njeriu ynë në Havanë”, por me gjasë, bota është më e vogël se ë’ngjan, në ëuditë e pamata kaq të përafërta që ndodhin në qoshet e largëta të saj. E nëse Green përqesh Shërbimet inteligjente në Kubë, pjesë e të cilave kish qenë më herët, përse nuk mundet një artist a disa syresh, të përqeshin së bashku diplomacinë?! A nuk na kujton ky nderim ndaj të huajve, habinë që kishin indigjenët në fillim me pasqyrën- që duke qenë për ta e panjohur u ngjante ‘magji’ a fuqi mbinatyrore?! Ata vijnë si njerëz të thjeshtë në Kopështin shkëmbor të Europës Juglindore dhe së shpejti bëhen “ministra”. Me sy e veshë drejt tyre, shohim se si ngrihen në piedestale dhe mbajnë në duar ‘jetët’ tona, a në mos aq shumë, humorin tonë të përditshëm. Filmi “Ndërkombëtarët” me regji të Pluton Vasit dhe skenar të Ylljet Aliëkës, është bazuar mbi “Rrëfenja me ndërkombëatrë” të këtij të fundit, ku intriga e grotesku përcjellin hijet e mëdha që lëshojnë njerëzit e Perëndimit në Lindje. Xhirimet kanë përfunduar e tani kur filmi është në postproduksion, Vasi tregon se në të interopretojnë aktorët: Eni Shehu, Kastriot Çaushi, Hervin Çuli, Rovena Lule me Ardian Cergën, Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Lul Zeqja, etj.

15418498_10154996397927044_1065361106549096941_o

Kur e pyet Vasin se pse zgjodhi Aliëkën dhe ndërkombëtarët e tij, ai në fillim thotë se ne në jetë duhet të bëjmë diferencën mes profesionit dhe njeriut. “Mua më bën përshtypje ngarkesa që i japin njerëzit vetes përtej profesionit të tyre. I japin vetes një ngarkesë, më tepër se duhet. Jo vetëm në rastin e ndërkombëtarëve, të cilët ne vendin e tyre, bëjnë një jetë shumë të thjeshtë, ndërsa këtu i japin vetes përmasa glorifikuese, fryhen, sikur i dinë të gjitha, dhe gati gati shkojnë deri atje sa thonë se kemi në dorë fatin tuaj. Ky është një element a një sindromë që e kanë jo vetëm ndërkombëtarët por edhe shqiptarët”. Për Vasin, është sëmundje dëshira e njerëzve për ti dhënë rëndësi vetes. “Ka një lloj problemi në mendjen e tyre- sa nuk arrijnë të dijnë se ëfarë është profesioni dhe ëfarë është jeta e përditshme. Kjo ka brenda vetes një fryrje, ëka përbën një element, shumë të rëndësishëm për një komedi të zezë. Përbën një element që tërheq vëmendjen, të bën të kthesh kokën. Vceë kësaj, për mua marrëdhënia e shqiptarëve me ndërkombëtarët ka qenë gjithnjë një histori e kahershme e që vijon edhe sot që habit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *