Në Shtetet e Bashkuara të Amrikës myslimanë dhe hebrenj janë bërë së bashku për të protestuar kundër supremacisë së të bardhëve dhe përhapjen ideologjisë naziste. E gjithë kjo ka ndodhur pasi pak ditë më parë, një grupim ka përdorur përshëndetjen naziste.
“Kjo mund të jetë një gjë e vogël, por nëse ju nuk e bëni të qartë se jeni kundër saj dhe do ta luftoni atë, ajo mund të përhapet shumë shpejt”, thotë një profesor.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, thotë profesori nga Teksasi Anat Geva, një izraelit që është një nga mijëra protestuesit kundër Richard Spencer- që ka përdorur përshëndetjen naziste “alt-right”. “Unë jam bijë e një të mbijetuari të Holokaustit dhe nuk mendoja se të shikoja më njeri që shpërndante ideologji naziste këtu”, shprehet një tjetër.
Megjithëse shumica e demonstratave në kampusin universitar të Texas ishin paqësore, policia u përlesh me qindra protestues që brohorisnin “Përhapni dashuri, jo urrejtje” teksa Richard Spencer hynte në “Memorial Students Center”. Policia hyri me forcë në ndërtesë dhe arrestoi dy aktivistë.(Haretz-pasqyre.al)