Pasi u bë baba dy vjet më parë, fotografi Christoffer Relander filloi të ndiejë nostalgji për fëmijërinë e tij. Ai nisi të fotografonte peizazhe që i kujtonin atij kohën kur rritej në Finlandën rurale dhe duke përdorur një metodë të veçantë arriti ti përshtaste ato peizahe në kavnozë duke i dhënë jetë projektit “I tronditur & i zhvendosur”. “Jam rritur në fshat dhe natyra ka qenë gjithmonë afër meje”, thotë ai. “Dikur luaja jashtë shumë dhe këto mjedise më kujtojnë mua atë botë tjetër”. Projekti gjithashtu i jep atij një justifikim për të vizituar vende që ai nuk i ka parë për një kohë të gjatë: “E ndjeva si diçka të rëndësishme për ta bërë, m’u duk sikur isha në gjendje të kthehesha në fëmijërinë time në një farë mënyre”.(The Guardian-Pasqyre.al)