Dorëshkrimet origjinale të Dylan dhe Clapton në ankand për 70 mijë dollarë

Dorëshkrimet origjinale të Bob Dylan dhe Eric Clapton do të nxirren në ankand në 10 dhjetor nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në New York. Mes të tjerash aty do të ketë edhe objekte që i përkisnin Beatles dhe Elvis Presley.
Dorëshkrimi i parë i këngës “Layla”, i shkruar nga Eric Clapton në 1970 mbi një letër me kokë të Thunderbird Motel de Miami Beach, është vlerësuar mes 50.000 dhe 70.000 dollarë.
Bëhet fjalë për një nga këngët më të famshme të këngëtarit britanik , e shkruar për Pattie Harrison, në atë kohë e martuar me mikun e tij, anëtar të Beatles, George Harrison. Eric Clapton u martua me të në 1979 dhe u divorcua në 1988.
Titulli i këngës është frymëzuar nga një poemë e autorit pers Nezami Ganjavi.
Sotheby’s ka nxjerrë gjithashtu në ankand dorëshkrimin e këngës “Blowin in the Wind”, (1962) të Bob Dylan , e vlerësuar 300.000 dhe 500.00 dollarë.
Është një nga himnet më të njohur të çmimit Nobel të letërsisë 2016, e dalë në 1963. Në ankand të shtunën do të dalë edhe kopja e parë e shtypur e titullit “This Wheel’s on Fire” (1967), që Sotheby’s e ka vlerësuar mes 40.000 dhe 60.000 dollarë.
Shitja do të ofrojë edhe portrete të Bob Dylan dhe Joan Baez , të realizuara në 1963. Sotheby’s do të nxjerrë në ankand gjithashtu shumë objekte e dokumente që i përkisnin Beatles, veçanërisht xhaketën e John Lennon të veshur në filmin “Ndihmë!” (e vlerësuar mes 50.000 dhe 70.000 dollarë), si dhe të Elvis, duke përfshirë një unazë diamanti (midis 7.000 dhe 9.000 dollarë).(koha.net)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *