Eric Arthur Blair lindi më 25 qershor 1903 dhe vdiq më 21 janar 1950. Ai përdori si emër arti emrin George Orwell, dhe ishte romancier, eseist, gazetar dhe kritik.
Veprat e tij karakterizohen nga ndërgjegjësimi për padrejtesitë shoqërore, kundërshtimi i totalitarizmit dhe mbështetja për demokracinë sociale.
Orwell shkroi letërsi kritike, poezi dhe bëri gazetari të vërtetë. Ai njihet për veprat “1984”, “Ferma e kafshëve”,etj.
Këshillat që ai ka lënë për gazetarët janë sot më shumë se kurrë të nevojshme. Ja dy prej tyre:
“Nëse liria e medias ka një domethënie, do të thotë pikërisht: e drejta për tu thënë njerëzve atë që nuk duan të dëgjojnë”
‘Gazetari është të printosh/ botosh atë që dikush nuk e do të botuar- çdo gjë tjetër është marrëdhënie me publikun”