Gjenitë mund të ketë më shumë materie gri në tru, sesa pjesa tjetër prej nesh. Megjithatë, ajo që i bën ata të ndryshëm nga njeriu mesatar, nuk është aq shumë ajo se çfarë mendojnë, por mënyra sesi mendojnë. Duke ndjekur strategjitë e të menduarit të mendjeve më të mëdha, edhe ne mund të kemi momentet tona të frymëzimit krijues. Në artikullin e tij ‘Si mendojnë gjenitë’, Majkëll Miçalko, përshkruan disa strategji specifike që ndjekin mendjet e mëdha. Këto strategji janë përdorur prej tyre në të gjitha fushat, nga shkenca tek arti dhe industria. Më poshtë po i prezatojmë shkurtimisht ato.
1. Gjenitë i shohin problemet në mënyra të ndryshme
Në përgjithësi, qasja e gjenive ndaj problemeve ka prirjen të jetë paksa më e ndryshme nga pjesa tjetër prej nesh. Shumica prej nesh kemi tendencën të ndalojmë së menduari, pasi kemi gjetur një ide të arsyeshme, dhe braktisim çdo ide që duket shumë e vështirë apo jopraktike. Megjithatë, gjenitë veprojnë ndryshe. Ata nuk ndalen tek një ide fillestare, por vazhdojnë të kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbërritur tek një zgjidhje. Ata gjithashtu nuk i ndryshojnë idetë e
tyre fillestare, duke i hedhur poshtë si jopraktike apo shumë të vështira.
2. Gjenitë i bëjnë mendimet e tyre të dukshme
Mendimtarët e mëdhenj kanë prirjen të përqëndrohen tek aftësitë vizuale dhe hapësinore. Miçalko vë në dukje se Galilei e revolucionarizoi shkencën, duke i bërë planet e tij të dukshme me diagrama, harta, dhe vizatime, ndërsa bashkëkohësit e tij përdorën metoda konvencionale matematikore dhe shpjegimet gojore. Ekzistojnë shumë mënyra për t’iu qasur në këtë lloj mënyre zgjidhjes së problemeve. Ne mund të krijojmë një hartë mendore, për të shndërruar mendimet tona në letër në një mënyrë vizuale.
3. Gjenitë prodhojnë
Gjenitë bëjnë shumë gjëra, por ata nuk bëjnë gjithmonë gjëra të mëdha. Përkundrazi dështojnë shumë herë. Shembulli klasik është Tomas Edisoni, i cili dështoi jo pak herë në shpikjen e llambës së ndriçimit, para se suksesi i tij të ndryshonte fatin e botës. Ndonjëherë frika se mos bëjmë diçka gabim mund të pengojë kreativitetin tonë, kështu që jepini vetes lejen për të bërë diçka keq. Bëni një pikturë të keqe, shkruani një projekt të dobët ose një plan-biznesi skandaloz, dhe pastaj një tjetër dhe sërish një tjetër. Sa më shumë të prodhoni, aq më shumë ka të ngjarë të prodhoni diçka të madhe.
4. Gjenitë shohin lidhje aty ku të tjerët nuk mundin
Gjenitë janë në gjendje të shohin lidhje mes ideve apo subjekteve në dukje të palidhura më njërfa-tjetrën. Shumë teste mbi kreativitetin e përdorin këtë ide, duke i dhënë njerëzve një objekt si p.sh një tullë, dhe iu kërkua atyre të shprehin sa më shumë ide mbi mënyrën e përdorimin të saj. Disa nga idetë e para janë zakonisht mjaft konvencionale, por sa më shumë jemi të detyruar të mendojmë për ide të reja, aq më kreative bëhen zgjidhjet tona. Kjo mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme për të praktikuar mendimin krijues.
5. Gjenitë mendojnë në mënyrë metaforike.
Sipas Miçalko, Aristoteli e cilësonte metaforën si shenjë të një gjeniu. Ai besonte se individi i cili i kishte kapacitet për të parë ngjashmëri ndëmjet dy zona të veçanta të ekzistencës dhe t’i lidhte ato së bashku, qe një person me dhunti të veçanta. Sërish, ne mund ta përdorim këtë për të na ndihmuar në përpjekjet tona kreative, në kërkimin e lidhjeve midis ideve apo objekteve të ndryshme, kur jemi duke u përpjekur për të prodhuar diçka të re.
Miçalko përdor shembullin e Edisonit, i cili shpiku gramafonin, pas zhvillimit të një analogjie ndërmjet një gypi lodër dhe vibracioneve të zërit. Këto pesë strategji mund të mos na shndërrojnë në një Leonardo da Vinçi brenda natës. Megjithatë, ato sigurojnë mënyra të provuara për të zgjeruar mendimin tonë. Përdorimi i tyre na jep një jep një dorë të mirë në prodhimin e diçkaje që është vërtetë inovative dhe origjinale. / www.bota.al