Gazeta TemA ka publikuar këto foto magjepsëse nga lugina e lumit Vjosa në Tepelenë.
Dielli i dhjetorit i ka dhënë më shumë shkëlqim luginës së Vjosës.
Një pelikan i rikthyer të gjuajë peshq në ujërat e lumit që ngjajnë si burim tërheqin mjaft turistë në hyrje të Grykës së Këlcyrës, pranë fshatit Peshtan.
Lumi Vjosa mbetet një perlë e rrallë me bukuri dhe një pasuri natyrore e cila nuk mund të blihet me asnjë çmimim, ndaj shpresojmë që politika të ndërgjegjësohet e të heq dorë nga vrasja e saj përmes HEC-eve.