Në Burkina Faso humbëm edhe një artiste

LEILA ALAOUI
E mbetur e plagosur në atentatin terrorist të “Al Qaida” më 15 janar, në datën 18 janar, fotografja dhe videoartistja franko-marokene Leila Alaoui u nda nga jeta. E lindur në Paris më 1982, Alaoui gjendej në Burkina Faso, për një projekt mbi të drejtat e grave për llogari të ‘Amnesty International’. “Il Giornale del’Arte” shkruan se ajo kishte studiuar fotografinë në New York, jetonte mes Marrakeshit e Beirutit, dhe interesohej për identitet e diversitetet kulturore, edhe përmes flukseve të emigrante nga Mesdheu. E vlerësuar nga “Vogue” dhe “New York Times”, ajo kishte çelur ekspozita ndërkombëtare. Deri para pak ditës seria e saj me portrete “Les Marocains” ekspozohej në Bienalen e parë të Fotografëve Arabë, në Shtëpinë Europiane të Fotografisë në Paris. “Ishte një korepondente e paqes”, ka thënë Jean-Luc Monterosso, president i Institutit të Botës Arabe, në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *