Lajmet e rreme dhe problemi 400-vjeçar: si të zgjidhim krizën e “post të vërtetës?”

Epoka e internetit bëri disa premtime të mëdha ndaj nesh: një periudhë e re shprese dhe mundësish, lidhjesh dhe empatie, shprehjesh dhe demokracie. Megjithatë, mediumi dixhital nuk është maturuar siç duhet, sepse ne e lejuam të rritej në kaos dhe pa kujdes, duke ulur vigjilencën kundër dekompozimit dhe ndotjes së infosferës sonë.
Ne kërkuam vetëm atë që donim: argëtim, mallra më të lira, lajme falas dhe thashetheme, e jo një kuptim më të thellë, dialog apo edukim që do të na kishte shërbyer më mirë.
Oreksi ndaj populizmit nuk është një problem i ri. Gjatë betejave të ashpra mes gazetave në Nju Jorkun e viteve 1890-të, stili i ri sensacional i gazetarisë së Joseph Pulitzer në “Neë York Ëorld” dhe ai i Randolph Hearst në “Neë York Journal,” u cilësua si ‘gazetari e verdhë,’ nga ata që shqetësoheshin për ruajtjen e standarteve, besnikërisë ndaj saktësisë dhe debatit të informuar publik. Tashmë, ne kemi të njëjtin problem me keqinformimin online.
Njerëzit kanë qenë përherë paragjykues dhe jotelarntë ndaj këndvështrimeve të ndryshme. Në kryeveprën e tij filozofike “Novum Organum,” Francis Bacon analizon katër idhuj, ose nocione të rreme, të cilat “zotërojnë tanimë botëkuptimin njerëzor dhe kanë hedhur thellë rrënjët brenda tij.”
Një prej tyre, “idhujt e shpellës,” i referohet paragjykimeve dhe ndjeshmërisë sonë ndaj ndikimeve të jashtme. “}dokush… ka një shpellë, apo strehë të tijën, e cila thyen dhe ç’ngjyros dritën e natyrës, në varësi të natyrës së tij të reale; apo të edukimit dhe bisedave me të tjerët; ose në varësi të librave të lexuar dhe autoriteti të atyre, të cilët ai i vlerëson dhe admiron…”
…Gjithashtu, oreksi për thashetheme të cekëta, gënjeshtra të këndshme dhe falsitete rehatuese, ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Ndryshimi i vetëm është se interneti lejon ushqimin e këtij oreksi me një sasi të pafundme plehrash, duke i transformuar shpellat e Bacon-it në dhoma kumbuese. Në këtë aspekt, ne kemi qenë gjithmonë në kohën e “post-të-vërtetës”…
…Derimë tani, strategjia e kompanive teknologjike ka qenë të merren në retrospektivë me impaktin etik të produkteve të tyre. Disa, më në fund po marrin masa të rëndësishme kundër keqinformimit online: Facebook, përshembull është duke punuar mbi metoda më të forta zbulimi dhe verifikimi të lajmeve të rreme…
…Por, kaq nuk mjafton. Shpërndarja e frikshme e informacionit dixhital, nënkupton se disa kosto të keqinformimit mund të jenë të vështira për t’u zhbërë, veçanërisht kur besueshmëria bie. Ne kemi nevojë për një infosferë etike për të shpëtuar botën dhe veten tonë, nga vetja jonë, por duke kuptuar se infosfera do të kërkojë një përpjekje gjigande…
…Megjithatë, ka disa arsye për t’u lumturuar. Në prill të 2016-ës, qeveria britanike ra dakort me rekomandimin se ajo duhet të krijojë një Këshill për Etikën e të Dhënave. Një forum i tillë, i hapur dhe këshillues do të bashkonte në dialog personat përgjegjës, për implementimin e zgjidhjeve të problemeve kryesore etike nga revolucioni informatik. Iniciativa të tilla tregojnë për një interes në rritje ndaj mënyrës se si platformat online duhet të jenë më të përgjegjshme ndaj përmbajtjes që ofrojnë, jo shumë ndryshe nga gazetat.
Ndërkohë, ne duhet të formojmë dhe drejtojmë të ardhmen e kohës dixhitale, dhe jo thjesht të gjejmë zgjidhje gjatë rrugës. Është koha që të punojmë për një skicë inovative për një infosferë më të mirë. Përshtati nga The Guardian: Bjorn Runa


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *