Vallëzimi vazhdon, me nusen dhe personin e lig në mes. Ideja është që komuniteti të ketë dashuri dhe paqe, në vitin që po hyjmë.
Nga 25 dhjetori deri me 5 janar, në Kozani – një pjesë në Greqi, aktorët, valltarët dhe muzikantët shihen duke performuar në rrugët e fshatit, duke vizituar shtëpitë e fshatit, për të festuar ardhjen e Vitit të Ri.
Valltarët Momoeria, rreth tridhjetë performues, janë fokusi kryesor. Ata janë priftërinjtë e Momos – Zotit të Satirës dhe Buzëqeshjes, që veshin helmeta dhe kërkojnë nga Zoti i tyre mos ta rrezikojë mirëqenien e banorëve.
Vallëzimi i tillë, që zhvillohet në tetë fshatra të rajonit Maqedonia Perëndimore në Greqi, është futur sot në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë së Paprekur Kulturore të Njerëzimit, nga UNESCO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Edukim.
Vallëzimi vazhdon tutje, me nusen dhe personin e keq në mes. Ideja është që komuniteti të ketë dashuri dhe paqe mes vete, në vitin që po hymë. Pos këtij vallëzimi, sot në këtë listë janë futur edhe të tjera pasuri kulturore si Gada Sistemi – një sistem demokratik në Oromo, Festivali i Notit në Japoni, Alfabeti i Gjeorgjisë etj.