Idlir Koka është artisti fitues i Rezidencës Artistike në Salzburg – Austri, 2017.
Programi “Artist in Residence”, mundëson krijimin e hapësirave bashkëvepruese për artistët e rinj në fushën e arteve pamore si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes vendeve respektive. Rezidenca do të zhvillohet gjatë datave 28 prill -30 maj 2017, në Landin e Salzburgut, Austri.
Idlir Kodra, zgjidhet të marrë pjesë në Rezidencën Artistike në Salzburg të Austrisë, pasi u vlerësua dhe përzgjodh si artisti me CV-në më të pasur, prezent në mjedisin e artit shqiptar me bashkëpunime të rëndësishme, artistë dhe kuratorë ndërkombëtarë. Vepra e tij ka një përqasje sociale dhe pothuajse në të gjitha projektet e tij të dokumentuara me foto është e dukshme ndjesia sociale ku paraqiten njerëz në komunikim nga të gjitha moshat të vendosur në një realitet skenik të fokusuar në tematikën “Theatres & Audiences”.
Natyra e programit “Artist in Residence” është krijuar në konceptin e mikpritjes dhe integrimit të një artisti me njohjen dhe shkëmbimin e eksperiencave respektive për një kohë të caktuar, që krahasojnë veprat e tyre me ato të artistëve të tjerë, ose i krijojnë së bashku ato, duke zgjeruar kështu karrierën e tyre artistike.
Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artistëve” në Salzburg, ndërsa Ministria e Kulturës merr përsipër mbulimin e kostove të qëndrimit të artistit shqiptar në Salzburg si dhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar. Gjatë kohës së rezidencës, përvec vendosjes së kontakteve profesionale, artisti do të ketë mundësi të hapë një ekspozitë në fund të rezidencës së tij.
Fituesi për këtë rezidencë uzgjodh nga një konkurs publik, i organizuar nga Ministria e Kulturës i shpallur në faqen zyrtare nga MK,më datë 31.10.2016