Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka marrë rekomandim nga Këshilli i Miratimit të Projekteve që ti mbështesë katër filma artistik të metrazhit të gjatë, dhe tre të tjerë për postproduksion, shkruan KultPlus. Sipas një njoftimi të QKK-së thuhet se filmat artistik që do të mbështeten janë: “Liqeni im”, skenari dhe regjia Gjergj Xhuvani, “Portreti i pambaruar i Klara Belinit”, skenari Ruzhdi Pulaha, regjia Namik AjaziI, “Bolero në vilën e pleqve”, skenari Linda Fejzaj, Spartak Pecani, regjia Spartak Pecani, dhe“Vera pa kthim”, skenari dhe regjia Besnik Bisha.
Kurse filmat që do të mbështeten për postproduksion janë: “Vëthi i munguar”, skenari dhe regjia Bujar Alimani, “Tuneli”, skenari Pëllumb Kulla, Ilir Harxhi, regjia Ilir Harxhi dhe “Ujë për trëndafilat”, skenari dhe regjia Luli Bitri