100 vjet Korçë shqiptare, ekspozohen 50 flamuj shqiptarë të të gjitha kohëve tona

Artan Lame
4 vjet më parë, bëmë 100 vjetët e Shqipërisë së Mosvarme. Tani pas ca ditësh, do bëjmë 100 vjetët e Korçës Autonome. Ndoshta dy ngjarjet më të rëndësishme këto, të formimit të trungut tonë shtetëror.
100-vjetorit të Vlorës ja bëmë nderet. Tani na takon detyra t’i bëjmë nderet 100-vjetorit të Korçës.
E në këtë detyrim, do përpiqem edhe unë të bëj timen përmes kësaj Ekspozite, për të cilën dua të falenderoj veçan Ndënëkryeministrin Peleshi dhe Kryetarin Filo, për mbështetjen dhe kurajimin që më dhanë.
Ekspozita përmban rreth 50 flamuj shqiptarë të të gjitha kohëve tona me shtet. Midis qindra flamujve e zhgabonjave të qëndisura e stamposura që kam, u vura gishtin e përzgjodha veçmas ata që janë flamuj shtetërorë, pra, të prodhuar nga autoriteti publik. Kjo për dy arsye.
E para, për t’u shmangur nga folklorizma patriotike, që sot është vulgarizuar, paçka se qëmoti ka qenë shumë më elegante e fine.
E dyta, se në ka gjë që na nevojitet dhe e kemi të mangët ne shqiptarët, është pikërisht të vepruarit shtetërisht dhe të njohurit e autoritetit të ligjit e të shtetit.
Ju ftoj që së bashku të jemi në Korçë më 9 të dhjetorit.

A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *