Alfredo Cramerotti do të flasë në COD për Hyperimage, duke shpjeguar argumentin e tij teorik si dhe qasjen individuale ndaj praktikës kuratoriale në një dialog me Valentina Bonizzi.
Alfredo Cramerotti është shkrimtar, kurator, botues dhe artist, punon mbi drejtim strategjik dhe artistik të institucioneve kulturore.
Cramerotti është drejtori i Mostyn, qendër me e rëndësishme për artin pamor në Uells, në Mbretërinë e Bashkuar; bashkëdrejtor i AGM Culture, agjencisë kuratoriale roaming (2003-) dhe Chamber of Public Secrets, si produksion i artit dhe medias (2004-); redaktor i serisë së Fotove Kritike, Intellect Books, Bristol në Mbretërinë e Bashkuar dhe Çikago në SHBA. Mes shumë të tjerash, ka bashkëkuruar bienalet ‘Manifesta 8’ në Murcia të Spanjës dhe ‘Sekuencat 7’ në Rejkjavik të Islandës, tre pavijone në Bienalen e Venecias (Maldivet dhe Uellsin në vitin 2013, Mauritaninë në 2015) dhe EXPO VIDEO në Çikago të SHBA. Cramerotti është lektor në disa universitete europiane dhe amerikane, duke përfshirë Goldsmiths, Universitetin e Londrës, Universitetin Katolik të Milanos, Universitetin e Liverpulit John Moores, Akademinë Kombëtare të Arteve të Oslos, Shkollën e Institutit të Artit të Çikagos, Universitetin e Uestminsterit, Universitetin e Artit dhe Dizajnit të Gjenevës, HEAD dhe Institutin Holandez të Arteve, DAI. Që nga viti 2012, është kërkues shkencor, kandidat për titullin Doktor në Qendrën Europiane të Kërkimeve Fotografike ECPR në Universitetin e Uellsit Jugor, në Mbretërinë e Bashkuar.
Valentina Bonizzi është artiste dhe researcher që punon me imazhin në të gjitha format e saj. Punimet e saj fokusohen tek drejtësia sociale në lidhje me hibriditetin, kartografinë dhe historinë. Ajo ka kryer doktoraturën (AHRC) në Qendrën e Krkimeve Vizuale, Dundee, Mbretëri e Bashkuar. Valentina është research associate në Qendrën për Hapje dhe Dialog, Tiranë.