Pjetër Budi, një kujtesë për peshkopin e 1600-ës që e mbytën në lumë

Ështē shpesh pikë referencë për shqiptarët e sotëm dhe historinë e Arbërit. Pjetër Budi, peshkopi me origjinë nga Mati, mendohet se është mbytur në lumë pabesisht për shkak të atdhetarizmit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e nis muajin dhjetor me një kujtesë për të, si vijon:

Dhjetor 1622, ndërroi jetë Pjetër Budi, Peshkop i Sardës.
Pjetër Budi ishte klerik katolik, përkthyes dhe shkrimtar i letërsisë së hershme shqipe. Studioi në Kolegjin Illyricum në Itali, më pas shërbeu si meshtar në vende të ndryshme të Ballkanit, si në Bosnje, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Më 1622 u shugurua Peshkop i Sardës, vit në të cilin ndërroi jetë, i mbytur në lumin Drin.
Në foto: dy fletë dhe kolofoni i librit “Doktrina e Krishterë”, i përkthyer në shqip nga Budi, botuar më 1664. Foto: AQSh.)

#Homazh
#AQSh

FB_IMG_1480588839920

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *