Inteligjenca Emocionale është aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet tuaja dhe ato të të tjerëve. Eshtë thënë përgjithësisht se Inteligjenca Emocionale është shumë më e rëndësishme si faktor suksesi, se sa Inteligjenca Standarte, apo IQ. Kjo sepse kontrolli i emocioneve tuaja është shumë më i rëndësishëm, se sa thjeshtë të qënit shumë të zgjuar.
Sipas studimit më të fundit të Tony Robbinsit, ka 15 shenja që tregojnë se një person ka një Inteligjencë Emocionale të lartë.
1. Ju keni një fjalor të fuqishëm emocional
Sa më specifike fjalët që ju përdorni për të treguar apo për të përshkruar emocionet tuaja, aq më i madh është kuptimi që keni për mënyrën se si ju ndjeheni, për arsyen e gjendjes tuaj emocionale, si dhe çfarë duhet të bëni në lidhje me të.
2. Ju jeni kurioz për njerëzit që nuk i njihni
Njerëzit e zgjuar emocionalisht janë kuriozë për këdo rrotull tyre. Në fakt, njerëzit që kanë tendencë për të bërë shumë pyetje, pasi janë prezantuar me dikë, janë më të dashur dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve, sesa njerëzit që nuk e bëjnë këtë.
3. Ju nuk keni frikë nga asnjë ndryshim
Një shenjë dalluese e njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale është aftësia për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi të shpejtë. Nëse ju shikoni për ndryshimet që rrijnë fshehur prapa qoshes, dhe gjithmonë keni gati një plan nëse ato ndodhin, atëherë aftësitë tuaja sa i përket inteligjencës emocionale janë shumë të larta.
4. Ju i njihni pikat e forta dhe dobësitë tuaja
Njerëzit e zgjuar emocionalisht e dinë se për çfarë janë të mirë dhe për çfarë nuk janë aq të zotë. Ata nuk rrinë pasivë e pranojnë këto gjëra për veten e tyre, por përcaktojnë faktorët që kontribuojnë në suksesin e tyre. Këta njerëz përdorin forcat e tyre më të mëdha, me potencial të plotë, për t’i zvogëluar sa më shumë dobësitë e tyre.
5. Ju i kuptoni të tjerët
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale gjithmonë e kuptojnë se çfarë mund të mendojnë e si mund të ndihen të tjerët. Pra, nëse ju jeni në gjendje që të lexoni njerëzit si një libër, atëherë jeni një person i jashtëzakonshëm.
6. Nuk fyheni kollaj dhe nuk mbani mëri ndaj të tjerëve
Të jesh në gjendje të reagosh pozitivisht në çdo situatë negative në jetë është një pjesë e rëndësishme e të pasurit një inteligjencë emocionale të lartë. Njerëzit e zgjuar emocionalisht, madje mund të bëjnë ironi me veten e tyre, dhe ata nuk rrëzohen kurrë prej situatave të vështira.
7. Ju jeni në gjendje që të kontrolloni veten
Nëse ju jeni në gjendje t’i mbani mendimet tuaja për veten tuaj, me qëllim që të shmangni një debat dhe nuk ndërmerrni asnjë veprim impulsiv, atëherë jeni duke shfaqur jeni inteligjencë emocionale. Njerëzit e zgjuar emocionalisht gjithmonë e dinë se kur të thonë “jo”, si dhe të shmangin fraza të tilla si “Unë nuk mendoj se mundem”, ose “Unë nuk jam i sigurt.”
8. Ju nuk keni frikë nga gabimet dhe i largoni mendimet negative
Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë nuk ndalen në dështimet e së kaluarës dhe nuk lejojnë që, gabimet e kaluara t’i konsumojnë në negativitet. Ata i shohin gabimet e tyre si një mundësi për t’u rritur, për veten e tyre dhe i transformojnë dështimet në mësime pozitive për të ardhmen.
9. Ju jepni dhe nuk prisni asgjë në këmbim
Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë vlerësojnë marrëdhëniet e forta dhe bëjnë më të mirën e tyre për t’i lumturuar njerëzit që duan. Kjo është arsyeja pse ata dhurojnë, dhe nuk presin diçka në këmbim.
10. Ju i shmangni njerëzit negative
Nëse ju mund të kontrolloni bashkëveprimet tuaja me njerëz të vështirë, ju ndoshta jeni një person me inteligjencë emocionale të lartë. Njerëzit e zgjuar emocionalisht nuk lënë veten të irritohen apo zemërohen, kur u duhet të merren me individë toksikë. Ata gjithmonë i mbajnë ndjenjat nën kontroll dhe përpiqen që të ndihmojnë njerëzit në situata të vështira apo në krizë.
11. Ju nuk kërkoni përsosmërinë
Njerëzit e zgjuar emocionalisht nuk e vendosin përsosmërinë si objektiv të tyre, sepse ata e dinë që ajo nuk ekziston. Ata nuk heqin dorë në qoftë se diçka shkon keq, dhe ata kurrë nuk mendojnë se ka ndonjë gjë që nuk munden ta arrijnë.
12. Ju vlerësoni ato që keni
Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë e dinë që çdo ditë sjell diçka për të qenë mirënjohës, dhe nuk harrojnë të japin falënderime për këtë. Ky zakon përmirëson humorin dhe rrit energjinë dhe mirëqenien fizike.
13. Ju e dini se si të çlodheni
Nëse ju mendoni se duke punuar 24/7 është rruga drejt suksesit, gaboheni. Duke punuar pa pushim vetëm do të bëheni më pak produktivë dhe më të stresuar. Pra, sigurohuni qëtë bëni pushime të rregullta gjatë ditës tuaj të punës – pa marrë parasysh se sa i zënë jeni.
14. Ju kufizoni konsumin e kafeinës dhe flini mjaftueshëm
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë që nuk flenë sa duhet dhe duke pirë shumë kafe mund të rrisin nervozizmin dhe shqetësimin. Kjo është arsyeja pse ata kurrë nuk nënvlerësojnë fuqinë e një pushimi të mirë gjatë natës, sepse gjumi është mënyra e trupit për të “ristartuar” mendjen tonë dhe të na përgatitur për përvojat, kujtimet, dhe sfidat e të nesërmes.
15. Ju nuk lejoni askënd që të shkatërrojë ditën tuaj
Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale janë zotërit e lumturisë së tyre. Kur këta individë ndjehen mirë në lidhje me diçka që kanë bërë, ata nuk lejojnë mendimet apo vërejtjet e askujt, që t’ua heqë këtë ndjesi. Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale gjithmonë kanë një ndjenjë të fortë respekti për veten, por ata kurrë nuk e vënë veten mbi të tjerët. Ata i marrin në konsideratë mendimet e njerëzve të tjerë dhe përpiqen që të bëhen edhe më të vetë-disiplinuar dhe të suksesshëm. / www.bota.al