Prijësit shqiptarë dhe Makiaveli

Nga Dorian Koçi

“Qëllimi justifikon mjetin” është një kuinsentencë që ka rrjedhur, nga traktati politik “Princi” i Makiavelit, i botuar në 1513. “Qëllimi nuk zgjedh mënyrë” u pat deklaruar disa diplomatëve francezë Mehmet Aliu në 1805 pasi kish marrë pushtetin në Kajro. Ta kish lexuar vallë Makiavelin? Jo, aspak, por si gjeni politik që ishte s’kish nevojë për teori. Dijet e tij praktike e kishin sjellë në pushtet duke themeluar një dinasti sunduese si askush tjetër ne Perandorinë Otomane.

Afërsisht në të njëjtën kohë, Pouqeuville, konsulli i përgjithshëm francez i lexonte “Princin” Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit kur dëgjonte ia kthente “se në të s’kishte gjëra të panjohura dhe se shpesh herë kish vepruar intuitivisht si shkruhej ne libër”. Të dy, Mehmet Ali Pasha dhe Ali Pasha Tepelena u edukuan në shkollën politike tribale e primitive shqiptare , por shumë komplekse dhe të egër. E pabesueshme si mund të duket, por në të, ata fituan mprehtësinë për të depërtuar në çështje të vështira, që i bënë ata partnerë të Potemkin, Talleyrand, dhe vetw Metternich dhe Lord Palmerston.

Teoritë e pushtetit jo gjithmonë u përkasin filozofëve, por edhe prijësave dhe Mehmet Ali Pasha dhe Ali Pasha Tepelena janë dy prijës të tillë që themeluan pushtete në kushte shumë më të vështira, sesa prijësat italianë për të cilët shkruante Makiaveli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *