Një ditë pasi mberriti në Rinas, Kardinal Simoni u drejtua drejt varrezave të Rrmajt për të kremtuar meshën shenjte, vendi simbol i vuajtjes dhe ringritjes.
Askund më mirë se aty nuk mund të kuptohet jeta e kardinalit, askund më mirë se aty nuk flet deshmia e martirëve e bashkëvuajtësve të ideologjisë që kërkonin të përjashtonin Zotin, askund më mirë se aty nuk mund të kuptohet fuqia e klerit katolik dhe e njerzve që e deshen Kishën, askund më mirë se aty nuk mund të fillohet misioni si princ nderi i Kishës.
Mesazhi i Kardinalit vazhdon pandreprë t’ju drejtohet besimtarëve me po atë thjeshtësi që mishëron, më po atë forcë rinore të shpirtit që përtërihet në Hyjin e gjallë për lutje, angazhim dhe dashuri.
Pasi kremtoi Meshën kardinal Simoni, vizitoi e bekoi vorrin e prindërve të tij si dhe çinarin, vendpushkatimi i sa martirëve.
Relika e gjallë e martirizimit, kardinali i dytë i Shqipërisë, meshtari i përvujt, i riu i pathyeshëm, shëmbëllen sot forcën për tu ripërtërirë në besim, e në lutje.