Artistët i përgjigjen me “protestë” fitores së Donald Trump

Mëngjesin që Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale, Mitski Miyawaki qante në shtrat me mosbesim dhe zhgënjim.
Por, kur Miyawaki, një muzikante rocku që rri në New York City, kuptoi që do të shkonte në një turne në Florida dhe North Carolina, dy shtete ku Trump ka fituar, vendosi të përdorë muzikën e saj si një “burim i kënaqësie”.

“Unë nuk e dija se si të krijoja ndryshime sistematike”, tha ajo në një ndalesë në turneun në Karolinën e Veriut. “Truri im nuk mundet të kuptojë që nuk mundet të bëjë asgjë mbi këtë ngrehinën e madhe që quhet Amerikë. Por, unë di se si bëhet muzikë. Unë e di se si të arrij në zemrat e njerëzve dhe në emocionet e tyre”.
Koncertet e saj këtë javë kanë qenë disa dhe të fuqishme. Ajo tha se “është puna e saj ti bëjë njerëzit të ndihen më mirë në një farë mënyre. Në një mënyrë vërtetë egoiste, kjo gjë, më bëri mua të ndihem i dobishme”.
Fitorja e Trump ka shkaktuar një lloj “fortune” për disa artistë. Besimi i përbashkët bën që arti të lulëzojë nën shtypje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *