Pas sulmit me salcë ndaj ministres Lindita Nikolla, në media është kthyer vëmendja ndaj një grupi që identifikohet me emrin Organizata Politike e që mbështetin idealin e një të majte ekstreme, frymëzuar nga veprat e Marksit e filozofëve të tjerë të ngjashëm, por edhe nga revolucionar si Che Guevara.
Ky grupim i ri ka si ideolog dhe drejtues, Arlind Qorin, një pedagog i Shkencave Sociale.
Ai është mjaft aktiv jo vetëm në protesta, por edhe në media.
Më poshtë disa foto të postuara nga vetë Arlind Qori në rrjetet sociale, që tregojnë shpirtin komunist jo vetëm të tij, por dhe të rinjve që e ndjekin.