Intervista e Ramës me gazetarin grek Alexis Papahelas: Marrëveshja e detit? Ka gaz e naftë! Çamët kanë shtëpitë në Çamëri dhe ca përgjigje për Shqipërinë e Madhe

“Shqipëria dhe Greqia duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e mbetura pezull”, -kështu deklaroi dje Kryeministri Edi Rama për gazetarin grek Alexis Papahelas . Rama tha se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë më të mëdha se problemet politike. Duke folur për foton e Akropolit, kryeministri u shpreh se me të nuk synohej që Athina të paraqitej si një qytet shqiptar, por shtoi se qëlloi që ishte një shqiptar që e mbrojti atë nga bombardimet.

Intervista për “Skay”:

Si e shihni marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë?

Mendoj se nëse e shohim në tablonë e madhe është shumë e rëndësishme dhe ka qenë e qartë po ashtu në strategjinë tonë për politikën e jashtme që Greqia është partner strategjik me të cilën ne kemi shumë gjëra për të arritur. Në të njëjtën kohë duhet që të zbresim tek çështjet e mbetura pezull dhe që kemi nevojë t’i zgjidhim nëpërmjet dialogut dhe me bindjen e qartë se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë të mëdha.

Më kujtohet një intervistë në 2003 dhe thatë se problemet me vendet tona kanë shumë histori…

Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi ky publikim në Greqi. Unë mbaj një kronikë me foto që postohet çdo natë në orën 8 që ka të bëjë me historinë. Nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historianëve. Në këtë këndvështrim, të njohim të shkuarën tonë, na ndihmon që të kuptojmë më mirë veten tonë dhe të ardhshmen. Mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çfarë thashë kishte për qëllim të ishte jo vetëm miqësore, por të zbulonte një marrëdhënie që shkon shumë pas në kohë dhe që ka kaq shumë shembuj rrezatues qoftë shqiptarë apo grekë që kanë bërë për njëri-tjetrin.

Duhet ta dini se kjo krijonte zhurmë

Fakti që shqiptarët që kanë kontribuar për shoqërinë greke nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Doja thjesht të thosha se kjo ka të bëjë me faktin se kemi qenë të lidhur ngushtë për shkak të këtyre njerëzve. Duhet të mendojmë se sa gjëra të rëndësishme mund të bëjmë për njëri-tjetrin, se sa të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe të manipulimit mediatik që është rezultat i politikanëve që shohin më shumë nga zgjedhjet e ardhshme se sa brezat e ardhshëm.

Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar, Skënderbeu, sipas disa historianëve të njohur, ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk është një ofendim. Është një fakt i këndshëm historik që një shqiptar u gjet në kohën e duhur për të shmangur bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por qëlloi shqiptar. Ajo që doja të thoja është se popujt tanë kanë qenë kaq shumë të bashkuar. Po të hyjmë thellë-thellë mund të zbulojmë se jemi kushërinj.

Gazetari: Pavarësisht nëse është e saktë historikisht apo jo, ju duhet ta kishit ditur që do të krijonte trazira?

Rama: Jo përkundrazi, fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njeri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.

Gazetari: Cili është koncepti, ju e quajtët Shqipëria e natyrshme?

Rama: Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrshme, nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi…

Gazetari: Po pastaj?

Rama: Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Evrope të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.

Gazetari: Sa për të qenë që qartë ‘Shqipëria i mbaj kufijtë siç janë sot’ e keni parë në shkolla shqiptare apo qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përbënin një literaturë me një propagandë

Rama: Çfarë nënkupton me propagandë irredentist? Ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. Njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha ti kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80-vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos t’i lënë të shkonin. A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thoja se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar. Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.

Gazetari: Ju e dini se ka protesta të gjalla të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore se kanë kryer krime…

Rama: Ata pretendojnë ç’ka të duan. Po flas për të kaluar kufirin, të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80 vjeçar dhe nuk e besoja dot. Një grua 80-vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë. Nëse politikanët kanë detyrim të lexojnë historinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras. Po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës dhe më pas i themi njerëzve që këtë ligj e vendosin si pengesë. Ne jetojmë në një paradoks të përsosur Ballkanin. Kemi një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë ‘eh c’kuptim ka kjo’ Atëherë e shfuqizojmë. Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha sëbashku. Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti-greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek. Nuk ka asnjë hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ në asnjë libër shqip.

Ju në 2003 ishit kryetar bashkie dhe thatë se në vendet e Ballkanit ka histori.

Nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk më besohej se çfarë zhurme shkaktoi kjo foto në Greqi. Ajo çka unë bëj që është që të bëjë një kronike me foto në Facebook-un tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çka thashë ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.

Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju patët një rol kryesor për prishur këtë marrëveshje. Berisha tha se kishte një dorë proturke në këtë?

I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht.

Flisni në shqip

Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces.

Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.

Marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan

Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë nga aspekti gazetaresk, ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konspirative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi gjithashtu përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë që ishim në opozitë dhe s’kishim asnjë kontakt me palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Është besimi im se midis fqinjëve që jemi ne, siç kanë bërë gjerë të mëdha grekët dhe shqiptarët. Unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo shumë bujarisht nga politika greke. Siç, kur ishin të uritur për shkak të luftës…ndaj ka shumë shembuj fantastik për ato çka kemi bërë për njëri-tjetrin. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha.

Ju keni kërkuar një informacion në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në Jon…

Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim si zgjidhje që ta së bashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhim gjërat me durim dhe vullnet. Pasi nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme përveç bashkëpunimi.

Ju besoj se e dini veton greke

Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për t’u menduar. Veto për çfarë? është e pabesueshme. Ju thashë nëse është veto për ndërtesat pa leje? Është veto sepse po flasim me vendosmëri për nevojë por të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë.

Ju si kryeministër i këtij vendi nuk e keni këtë ide të ‘Shqipërisë së madhe’?

Jam shumë i gjatë për të menduar që jam i gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *