Kryevepra erotike që ne pothuajse e humbëm

Vepra e Frederic Leighton “Flaming June” tani cilësohet si një thesar i pikturës viktoriane. Ka qenë një kohë kur ajo qe pothuaj e pavlefshme – dhe gati u zhduk, shkruan Alastair Sooke.

Ja si ka ndodhur: Një ditë në vitin 1962, një ndërtues irlandez ndersa ecte në një dyqan në jug të Londrës, mbante në dorë një pikturë me një kornizë të përpunuar e të praruar. Ai tha se e kishte gjetur atë pas një paneli mbi një parvaz oxhaku, teksa po prishte një shtëpi aty pranë. Duke shpresuar ta shiste atë për pak para, ai ra dakord me pronarin e dyqanit për një çmim prej £ 60. Ai nuk e dinte se piktura titullohej “Flaming June”, që ishte e vitit (1895) realizuar nga artisti i shquar viktorian, Frederic Leighton.

Ngjyra e fortë është interpretuar si realizim i ëndrrave të brendshme të vajzës por edhe si gjendja e emocionale e vetë artistit.

Ka qenë një kohë kur, edhe një kryevepër: e tillë si “Flaming june” –që paraqet një vajzë të re, joshëse, me mantel gjysmë transparent prej shafrani, që fle mbi një stol mermeri pranë një oazi anës detit – mund të kalojë pa u vënë re.

Sot, natyrisht, “Flaming June” i takon një grupi të zgjedhur pikturash që janë të njohura dhe të adhuruara nga publiku i gjerë. Njerëz që kurrë më parë nuk kanë dëgjuar për Leighton, e njohin nga “Flaming June”. Gjatë gjysmës së shekullit të kaluar, ajo është riprodhuar pafund, në çdo gjë: nga posterat, te albumet, te magnetët e frigoriferëve e deri te pazëllat.
Tashmë nga vitet ’70, ajo ka gjeneruar më shumë para në vit nga taksat për të drejtat e riprodhimit se s aka qenë kostoja e saj. Në vitin 2013, për shembull, kopertina e revistës Vogue prezantoi aktoren Jessica Chastain paraqitur si kryevepra e Leighton por edhe imitime te tjera.

images (2) images (1) images

images (3)

 

jessica-chastain-vogue-cover received_10154935711677044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *