Huliganët maqedonas dëmtojnë Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir

Këtë mëngjes sulmues të panjohur vandalizuan Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir. Dera është thyer dhe janë vendosur mbishkrime me mesazhe fyese kundër shqiptarëve, njofton TetovaSot. “Këtë mëngjes kemi marë denoncim që është thyer dera e përparme e Muzeut të alfabetit shqip, autorët e krimit janë ende të panjohur, dhe SPB e Manastirit po heton rastin,” tha Sanja Stamatova, zëdhënësja e SPB Manastir. Sot shqiptarët në Manastir festohet Dita e alfabetit shqiptar. Një incident i tillë i ngjashëm në Manastir është kryer edhe tre vjet më parë, kur një mbrëmje persona të panjohur para shënimit të Ditës së alfabetit shqiptar hodhën gurë në shtëpinë-muze në Manastir./TetovaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *