Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të tijën për të kujtuar dhe uruar festat e 28-29 nëntorit. Shefi i qeverisë, ka vizatuar një shqiponjë dykrenare që ka edhe një yll në mes dhe e kë bërë cover të Facebookut të tij. E gjithë kjo ka ngjallur debate në profilin e tij, pikërisht për shkak se shqiponja ka yllin pesëcepësh të partizanëve. E kanë marrë si provokim dhe i janë “turrur” në komente duke shkruar se është ylli i komunizmit.
Herë me ironi, e herë me shaka, Rama i ka kundërshtuar të tërë dhe ka shpjeguar se “ylli përfaqëson gjakun e dëshmorëve, falë të cilëve kemi sot lirinë”.
–Ylli nga flamuri ynë kombëtar është hequr pak ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ato të 22 marsit 1992. Vetëm pak ditë më parë, u valëvit një dron mbi kokën e kryeministrit me parrullën parullën ‘Kerko falje për vrasjen e Hazvi Nelës’. E të gjitha këto, janë në vazhdën e akuzave që i bëhen për “ringjallje” të komunzimit.
Komentuesi: Ç’është ai Yll në mes! Komunistat preferojnë Yllin. hihihihi hahahaha :p
Edi Rama: Ai ylli është shenja e atyre që dhane jetën që edhe ti Ermir të besh hihihihi hahahaha si njeri i lire në vendin tënd, ndërsa ajo shqiponja është shkaba dykrenare e flamurit të pavarësisë dhe 28 nëntori është data e ngritjes se atij flamuri, kurse 29 nëntori është data e çlirimit të ketij vendi! Dhe e gjitha është një kartolinë e bërë me dore, për t’u uruar thjesht këto dy festa të mëdha kombëtare, të gjithë miqve të këtij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje:-)
Kështu që bej hihihihi hahahaha sa të kesh qejf, po mos i ngatërro as shqiponjen e atyre që sollen pavaresine dhe as yllin e atyre që u vrane per lirine tënde, me askend e me asgje që ne kohe të zymta i beri edhe shqiponjen edhe yllin, simbole të dhunes ideologjike kunder lirise se njerezve të këtij vendi…
Komentuesi: Mbas bunkerit duhej dhe nje ylle! Gezuar festën shoku Rama. T’na rroj partia…
Edi Rama: Soni, kjo bukuria që i paske përvetësuar foton për profilin tënd ka thëneë: Ne të gjithë jemi yje dhe meritojmë të llamburisim. Gëzuar ty festat zonja Soni
Komentuesi: Fiks si ajo shqiponja na keni katandisur ……
Edi Rama: Ah sikur vërtet, ti ngjaje asaj Jetmir, sa lart do fluturoje!