Një gjë e shëmtuar që ka bërë të vërshojnë në Facebook një valë mesazhesh ngushëllimi dhe ka zhytur në ankth miq dhe të afërm të të vdekurve të pavetëijshëm. Mes këtyre – shakaja e fatit – edhe themeluesi i platformës, Mark Zuckerberg.
Sic kujton Huffington Post “mesazhi në kujtim të të vdekurve u fut në facebook në 2015, pas një numri rastesh ku të afërmit kishin kërkuar që të mund të futeshin në llogarinë e personave të vdekur”. Sot është shfaqur në krye të profuleve të më shumë se 2 milionë përdoruesve që nuk e dinin. Menjëherë ka plasur paniku dhe faqet e Facebookut u mbushën me mesazhe dhe video. Të gjithë janë detyruar të shkruajnë për të thënë se janë ende gjallë. “Ishte një gabim i tmerrshëm që e kemi zgjidhur tashmë”, ka shkruar një zëdhënës i Facebookut, duke u kërkuar ndjesë përdoruesve për atë që ndodhi. Por të tjerë thonë se nuk ka qenë një gabim, por një test mbi funksion që është kryer nga kompania. / www.bota.al