Miku i këngëtarit Ergi Dini: Nëse vdes nga shpejtësia, mos më qani

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në ish-­Bllok në Tiranë, ku humbën jetën dy të rinj, të identifikuar si këngëtari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili. Ky i fundit duket se e ka patur pasion shpejtësinë. Këtë detaj e ka vënë në dukje edhe në profilin e tij në “Instagram”.

Ai shkruan tek profil “Nëse shpejtësia më vret një ditë mos qani, pasi unë do jem duke qeshur”.

Kejdi Halili ishte duke drejtuar motorin me të cilin dy të rinjtë u aksidentuan në ish­-Bllok. Ata u dërguan në gjendje të rëndë në spital, por humbën jetën fatkeqësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *