Tridhjetë vjet më parë, Steven Knight dëgjoi historinë e një spiuni britanik i cili qe urdhëruar të vriste të shoqen. Tanimë, ai e ka ‘përkthyer’ historinë zemërthyese në një film magjepsës me Bradd Pitt, shkruan “The Telegraph”.
“Që kur kam dëgjuar këtë histori, e kam menduar atë si një film që bashkon një histori dashurie me një histori lufte. Ia kam përsëritur këtë të vërtetë vetes shumë herë, e sa herë e kam bërë, gjithnjë ka pasur tek unë të njëjtin efekt- më ka shtënë të dridhurat, mua e atyre që e kanë dëgjuar”, ka thënë ai.