ZBULOHET dëftesa me notat e gjimnazit/ Mirela që sulmoi Nikollën nxënëse kaluese, e vetmja 10 në fiskulturë!

Kjo është dëftesa me notat e gjimnazit të Mirela Rukos, vajza studente që sulmoi me salcë ministren Lindita Nikolla, si një akt kundër reformës në Arsimin e Lartë, ku grupimi ku ajo bën pjesë ka qenë dhe më i ashpri kundër këtij ligji.
Pa u ndalur tek mangësitë e kësaj reforme dhe kriteret e pranimit e mospranimit në universitet që duhen rishikuar, por duke marrë shkas nga shitja si model i kësaj studentje që proteston për arsimin e lartë, kemi sjellë dëftesën me notat e saj nga gjimnazi i fshatit, ku siç shihet Mirela nuk ka mundur dot të jetë as e para e fshatit si nxënëse e mirë, duke qenë poshtë mesatares.
Mirela, ku e vetmja 10 që shkëlqen gjatë gjimnazit është ajo në Edukim Fizik, ndërsa mbiztorojnë notat kaluese, po përpiqet të dalë si e para e qytetit në debatin për arsimin.
Komentet janë të tepërta nëse flasim për cilësinë e studentëve që rendin drejt arsimit të lartë, pasi prej kohësh Universiteti nuk shihet më si vendi ku thellohen e kanalizohen dijet e marra dhe prirjet, por si furra ku prodhohen diploma që nesër të mund të gjesh ndonjë mik për tu futur diku në punë apo thjesht të vërdallisesh kafeve si “intelektual”.
Histori ku nxënës me katra e pesa të cilët e kanë lënë shkollën që në 8-vjeçare, me defiçenca të mëdha në artikulimin e një mendimi, që kanë doktoratura ka mjaftueshëm në Shqipëri. Madje janë pikërisht ata që kanë lexuar veç një libër a gjysmëlibri, që janë më të rrezikshëm për shoqërinë se ata që s’kanë lexuar fare. Si rasti i Mirelës, të cilët ekstremizohen e përdoren të parët për shumë kauza, sigurisht nga ata që kanë lexuar më shumë se një libër në jetë./Pasqyre.al

2016-11-21 17.34.15


One comment

  • Servilet montojne e cmontojne,xhgarravisin mbi leter e bertasin mikrofonave per te manipuluar cdo gje qe te pastrojne salcen e mu.. qe ka rene mbi surreterit e padroneve te tyre.Por neve aq na ben.Cdo zit ka qente qe lehin.Ne fakt ju te gjithe jeni per salce,por jo te blere,nga ajo qe eshte per groposje!

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *