“Shqiptarët, të parët në kontributin për shkenctarët që po kërkojnë kurë për një sëmundje të rëndë

Hera e pare ne histori qe nje loje ne telefon mbledh te dhena shkencore qe i sherbejne shkencetareve per studime ne gjetjen e zgjidhjes per semundjen e rende te demences mendore.
Loja quhet “Sea Hero Quest” dhe eshte prezantuar nga Deutsche Telekom. Ne keto muaj është luajtur nga rreth 2.5 milionë persona në 193 vende të botës duke kontribuar në studimin më masiv të demencës në historine boterore.
Edhe shqiptaret sapo loja u be e njohur nga mediat apo bloggere qe udhehoqen ndejkesit e tyre qe ta shkarkojne dhe luajne Sea Hero Quest, filluan ta sfidojne njeri tjetrin duke arritur rezultate te larta. Bloggeri Olti Curri pasqyroi kne faqen e tij kete gare ne lojen qe zbavit dhe ndihmon kerkimet shkencore.
Ne postimin e tij te fundit mesuam se Ne Shqipëri loja u shkarkua dhe u luajt nga rreth 50.000 persona. Në raport me popullsinë, kjo shifër është më e larta nga të gjitha vendet që dhanë kontribut. Numri më i madh i lojtarëve në Shqipëri janë meshkuj, që arrijnë 61% të numrit total.
Rezultatet fillestare pritet të ndihmojnë për zhvillimin e testeve që do të diagnostikojnë demencën në fazë të hershme.
Tashmë loja “Sea Hero Quest” do të përshtatet për përdorim klinik.

IMG-20161118-WA0015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *