Këngëtari, tekst-shkruesi dhe poeti kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në gjumë pas një rrëzimi gjatë natës në shtëpinë e vet në Los Angeles, njofton menaxheri i tij.
Vdekja e këngëtarit 82-vjeçar ishte e papritur, menjëhershme dhe paqësore, ka thënë Robert B Kory, menaxheri i Cohen, transmeton Express.
Familja e Cohen nuk dha ndonjë detaj për shkaktarin e vdekjes së tij javën e kaluar.
Cohen vdiq më 7 nëntor, por njoftimi për vdekjen e tij u bë tri ditë më vonë, më 10 nëntor. Ai u varros në Montreal më 10 nëntor