“Identiteti kombëtar dhe diasporat” në javën e Samitit të Diasporës

Biblioteka Kombëtare   dhe Arkivi Qendror i Shtetit, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme  hap ekspozitën “Identiteti kombëtar dhe diasporat”, në kuadër të Samitit të Diasporës . Kjo ekspozitë skicon një retrospektivë të historisë dhe jetës së diasporave shqiptare duke theksuar të përbashkëtën e tyre të madhe: ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.

E konceptuar në dy plane ekspozita paraqet dëshmi librore historike, botime etnologjike, religjioze, muzikore, letrare e kulturore; si edhe gazeta e revista të Kolonive. Këto njësi vijnë nga Fondi i BKSH-së dhe përzgjidhen e përgatiten për ekspozim nga grupi i punës i BKSH-së. Ndërsa paraqet në riprodhime “forex” dokumente të statuteve të shoqërive patriotike e letrare, aspekte të aktivitetit të shumtë politik e diplomatik të tyre, portrete, imazhe dhe pjesë të tjera dokumentuese. Kjo pjesë vjen nga Fondi i AQSH-së, përzgjidhet e përgatitet për ekspozim nga grupi i punës i AQSH.

Biblioteka e Faik Konicës (BFK)

Falë bashkëpunimit shembullor mes dy ministrive, bëhet e mundur të realizohet amaneti i Konicës (premtuar publikisht edhe më 6 tetor nga dy Ministrat gjatë ceremonisë së dorëzimit të Shtampës së BFK).  Paraqiten në një ekspozitor disa prej librave më të rëndësishëm përfshi dhe  një antikuar i Leonik Tomeut, i vitit 1532 (tjetër pinjoll diaspore arbërore).

Botimi Anastatik i koleksionit të plotë të revistës “Albania” të Konicës:

E botuar nga “Kult”, ky është një botim luksoz i Albanisë identik me origjinalin. Janë rreth 11 vëllime.

17 nëntor 2016, ora 18:00, BK


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *