A mundet leximi i librave të na bëjë të lumtur?

Nga Ceridwen Dovey

Disa vite më parë, më dhanë dhuratë një seancë biblioterapie. Ofroheshin kurse të reja për të ndihmuar njerëzit të menaxhonin sfidat e përditshme emocionale të ekzistencës. Më duhet ta pranoj, se në fillim nuk më pëlqeu ideja e një “recete” leximi. Kam qenë prej kohësh disi larg këshillave për lexime të caktuara, kur thonë se duhet të lexoni këtë dhe të vënë në dorë një libër, ndërsa një dritë u regëtin në sy. Ata, harrojnë se librat kanë kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm, ose njerëz të ndryshëm gjejnë gjëra të ndryshme në libra- sipas çastit në të cilin ndodhet jeta e tyre. Më pëlqenin leximet e John Updike në të njëzetat e mia, për shembull dhe i urreja në të tridhjetat e mia, e nuk jam e sigurt saktësisht pse.

Seanca ishte dhuratë dhe e gjeta veten papritur duke lexuar pyetësorin fillestar në lidhje me zakonet e mia të leximit, pyetësor që ma kishte dërguar biblioterapistja ime, Ella Berthoud.

Askush nuk më kishte kërkuar gjëra të tilla më parë, edhe pse leximi i librave  triller ka qenë gjithmonë i domosdoshëm për mua.

Biblioterapia është një term i gjerë i praktikës së hershme për nxitjen leximit me efekt terapeutik. Përdorimi i parë i termit zakonisht datohet sipas një artikulli të 1916-ës në ‘The Atlantic Monthly’, “Një klinikë letrare”.

Në të, autori flet për një “institut bibliopatik”, në bodrumin e një kishe, prej ku ai jep rekomandime leximi me vlera shëruese.

“Biblioterapia është … një shkencë e re”, shpjegonte Bagster.

Sot, biblioterapia merr forma të ndryshme, nga kurset letrare për të burgosurit deri te rrethet e leximit për persona të moshuar që vuajnë nga demencia. Ndonjëherë ajo thjesht mund të nënkuptojë seanca vetiake ose seanca në grup, për ata lexues, që duan të gjejnë rrugën e kthimit te kënaqësia e leximit të librave.

Për të gjithë ata lexues që janë vetëshëruar me libra të mëdhenj gjatë tërë jetës së tyre, vjen- por jo si befasi- lajmi se leximi i librave mund t’i bëjë mirë shëndetit tuaj mendor por dhe marrëdhënieve tuaja me të tjerët. Sesi ndodh kjo, e pse, po bëhet gjithnnjë e më e qartë, në sajë studimeve të reja mbi efektet e leximit në tru. Pra, edhe nëqoftëse nuk jeni dakord se leximi i librave triller apo fantazi na bën t’i trajtojmë të tjerët më mirë, kjo, është një mënyrë për të trajtuar veten mirë. Leximi e vë trurin tonë në një gjendje ekstaze të këndshme, e ngjashme me meditimin.

Kjo, sjell të njëjtat përfitime shëndetësore siç do të sillte relaksimi i thellë a qetësia e brendshme. Lexuesit e rregullt bëjnë gjumë më të mirë, kanë nivele të ulëta stresi, kanë vetëvlerësim më të lartë, si edhe norma më të ulëta depresioni sesa jolexuesit. “Trillimi dhe poezia janë doza ilaçesh”, – thotë Jeanette Winterson. (New Yorker-  E.H Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *