70-vjetori i kineastit: Ju rrëfej ç’është lumturia

70-vjetori si çast meditimi e gëzimi.

Kineasti e botuesi shqiptar Kujtim Gjonaj, ka një falenderim e një rrëfim me rastin e përvjetorit.

 

Përshëndetje miq te mire, të kujdesshem dhe shume të dashur!

Ja më në fund i mbusha dhe unë70 vjet. Është një ditë festive që edhe të gëzon, por edhe të trishton…por… më ka ndodhur nëpër emisione televizive apo intervista në shtypin e shkruar të më  pyesin: çfarë është lumturia për Ju?…Shpesh nëpër spektakle apo takime festive mendoj se spekullohet me këtë term që prezanton një gjendje shpirtërore sipërore…Në ditën time të lindjes, me erdhen shume e shume urime te panumërta, urime dhe vlerësime, që burojnë nga shpirti, nga ju miq të dashur e të nderuar. Teksa i lexoja me shumë respekt e mirënjohje ato fjale tē ngrohta u ndjeva vertet mire dhe i vleresuar …dhe per nje moment harroja qe kisha mbushur 70 vjet. Është nje ndjenje gezimi që të kaplon të tërin dhe vetvetiu i gjen përgjigje pyetjes për lumturinë: Te të duan, të të vleresojne, të të japin gëzim me fjale zemre, të të bejne të ndjehesh mire… Ja kjo është lumturia.
Sot eshte nje dite e ftohte gri,por une ndjehem mirë dhe ngrohte,  fale urimeve te miqve, shokëve, kolegëve dhe te afërmeve te mi. Sot unë vërtet jam i lumtur!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *