SHTETI GREK NDALON DHE PRAPESON DERGIMIN E ABETAREVE PER T’U MUNDESUAR SHQIPTAREVE NE GREQI MESIMIN E GJUHES AMTARE.
Nga Ledi Shamku-Shkreli
Ne te tilla raste shfryrjet dhe patetizmat nacionaliste nuk pine uje e as japin buke. Greqia eshte shtet anetar i Bashkimit Europian, ndaj ka detyrimin te permbushe legjislacionin e Europes sa i takon tuteles ndaj gjuheve dhe kulturave. Ne te tilla raste i drejtohemi legjislacionit europian dhe shohim se ne rastin konkret te ndalimit te shemtuar, fryma ligjore europiane eshte shkelur me te dyja kembet.
Po sjell me poshte gjithe çka Parlamenti Europian dhe Keshilli i Europes kane miratuar sa i takon te drejtave gjuhesore.
Normativat e Parlamentit Europian mbi tutelen ndaj gjuheve dhe kulturave:
1. Rezoluta Arfé (1981, 1983) për themelimin e Kartës Komunitare të gjuhëve dhe kulturave rajonale si edhe të Kartës së të Drejtave të pakicave etnike.
2. Rezoluta Kujipers (1987) mbi gjuhët dhe kulturat e pakicave krahinore dhe etnike në Bashkimin Europian
3. Raporti Ebner (2003) parashikoi themelimin e një programi komunitar për gjuhët europiane me shpërndarje territoriale më të vogël si edhe krijimin e një Agjencie Europiane për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe të drejtën e mësimit të gjuhëve amtare.
4. Raporti Joan i Marì (2006) për një strategji-kuadër të re ndaj multilinguizmit në Europë
5. Vendim nr. 1720/2006/CE i Parlamentit Europian dhe i Këshillit të Europës në datë 15 Nëntor 2006, i cili themelon dhe legjitimon një plan veprimi për mësimin e vijuar e të gjithëkohshëm të gjuhëve, në të cilin përfshihen gjuhët e pakicave.
Sic e shihni kuadri legjislativ dhe i konventave eshte i mjaftueshem per te mos qene patetike po thjesht kerkues te zbatimit te ligjit. Shqip dhe qarte!