Nga David Remnick
Zgjedhja e Donald Trump President nuk është asgjë më pak se një tragjedi për republikën amerikane, një tragjedi për Kushtetutën, dhe një triumf për forcat, brenda dhe jashtë vendit, e nativizmit, autoritarizmit, misogjinisë dhe racizmit. Fitorja tronditëse e Trump, ngjitja e tij drejt Presidencës është një ngjarje e pështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe demokracinë liberale. Më 20 janar 2017, ne do t’i japim lamtumirën Presidentit të parë afro-amerikan, një njeriu me integritet, dinjitet dhe me frymë bujarie dhe do jemi dëshmitarë të përurimit të një kundërshtari që e mbështeti fushatën te forca e ksenofobisë dhe supremacisë së bardhë. Është e pamundur të mos reagosh në këtë moment me neveri dhe ankth të thellë.
Do të ketë, në mënyrë të pashmangshme, mjerim në të ardhmen: një Gjykatë të Lartë reaksionare në ngjitje; një Kongres të djathtë të inkurajuar; një President, përbuzja e të cilit për gratë dhe minoritetet, lirive civile dhe fakteve shkencore, për të mos folur për mirësjelljen, është demonstruar në mënyrë të përsëritur.
Trump është përkufizim i vulgaritetit, një lider kombëtar pa njohuri, i cili jo vetëm që do të përmbysë tregjet, por do të shkaktojë frikë në zemrat e të pambrojturve, të dobëtëve dhe, mbi të gjitha, tek shumica e të Tjerëve që ai i ka fyer aq thellë: afrikano-amerikanët, hispanikët, femrat, hebrenjtë dhe myslimanët.
Mënyra më shpresëdhënëse për të parë këtë ngjarje të rëndë, është fakti se këto zgjedhje dhe vitet që do pasojnë, do të jetë një test i fuqisë, ose brishtësisë së institucioneve amerikane. Do të jetë një provë e seriozitetit dhe vendosmërisë.
Në fillim të zgjedhjeve, sondazhet siguruan lajme të mjaftueshme premtuese për demokratët në shtete si Pennsylvania, Michigan, North Carolina, madje edhe Florida, se kishte plot arsye për të menduar dhe festuar zgjedhjen e gruas së parë në Shtëpinë e Bardhë. Fitoret e mundshme në shtete si Georgia u zhdukën, pak më shumë se një jave më parë, kur drejtori i F.B.I. i dëgoi Kongresit një letër të pakujdesshme dhe të dëmshme, në lidhje me rihapjen e hetimeve dhe rishfaqjen e kodfjalëve të dëmshme si “e-mail”, “Anthony Weiner” dhe “vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare”. Por, pavarësisht kësaj, shanset ishin përsëri me Hillari Klinton.
Për më tepër, Trump ngjante si një karikaturë e përdredhur e çdo refleksi të kalbur, të së djathtës radikale. Fakti që ai ka fituar këto zgjedhje, është një goditje dërrmuese në shpirt, është një ngjarje që ka të ngjarë të hedhë vendin në një periudhë pasigurie ekonomike, politike dhe sociale të cilën, ne ende nuk mund ta imagjinojmë.
Fakti që elektorati ka zgjedhur, në pluralitetin e tij, të jetojë në botën e kotësisë, urrejtjes, arrogancës, pavërtetësisë dhe pakujdesisë së Trump, përbuzjes së tij për normat demokratike, është diçka që do e çojë vendin, në mënyrë të pashmangshme, drejt rënies dhe vuajtjes kombëtare .
Në ditët e ardhshme, komentuesit do të përpiqen të normalizojnë këtë ngjarje. Ata do të përpiqen të zbusin lexuesin dhe shikuesin me fraza për “urtësinë e lindur” dhe “mirësjelljen thelbësore” të popullit amerikan. Ata do të minimizojnë virulencën e nacionalizmit të shfaqur, vendimit mizor për të ngritur një njeri që udhëton me avionë veshur me ar, por që i ka ngulitur deklaratat e tij me retorikën populiste për gjak dhe baltë.
George Orwell, opinionisti më i patrembur, kishte të drejtë kur thoshte opinioni publik nuk është më natyrë e mençur, por janë thjesht njerëz. Njerëzit mund të sillen pa mend, të pakujdesshëm, vetë-shkatërrimtarë në grup, po aq sa në mënyrë individuale. Ndonjëherë gjithçka që kërkojnë është një udhëheqës i sprovuar, një demagog që lexon valët e pakënaqësisë dhe i drejton ata në një fitore popullore. “Çështja është se liria relative të cilën gëzojmë, varet prej opinionit publik”, shkruante Orwell në esenë e tij “Liria e Parkut”. “Ligji nuk është mbrojtje. Qeveritë bëjnë ligje, zbatimi dhe ndikimi i kësaj politike, varet nga gjendja e përgjithshme e vendit. Në qoftë se një numër i madh i njerëzve janë të interesuar në lirinë e fjalës, do të ketë liri të fjalës, edhe nëse ligji e ndalon atë. Në qoftë se opinioni publik është i ngadaltë, minoritetet e papërshtatshme do të persekutohen, edhe në qoftë se ligjet ekzistojnë për t’i mbrojtur ata.”
Trump e udhëhoqi fushatën e tij duke nuhatur ndjenjën e moszotërimit dhe ankthit të miliona votuesve, kryesisht të bardhë. Dhe shumë nga këta votues ndoqën Trump, pasi panë që ky interpretues i shkëlqyeshëm, dikur një shifër relative kur flitej për politikë, ishte më se i gatshëm të merrte përsipër pakënaqësitë e tyre, zemërimin e tyre, ndjesinë e tyre për një botë të re që konspiroi kundër interesave të tyre.
Fakti që ai ishte një miliarder me reputacion të ulët nuk i dekurajoi ata më shumë se ç’u dekurajuan votuesit pro-Brexit në Britani nga cinizmi i Boris Johnson dhe shumë të tjerëve. wordpress Elektorati Demokratik mund të ketë rënë rehat nga fakti që kombi e mori veten nga recesioni i Madh në shumë drejtime – papunësia është ulur në 4.9 për qind, – por kjo i çoi ata, na çoi ne, në realitetin nënvlerësues. Elektorati Demokratik gjithashtu besonte se, me zgjedhjen e një Presidenti afrikano-amerikan dhe rritjen e barazisë në martesë dhe shënues të tjera të tilla, luftërave e kulturës po u vinte fundi. Trump e filloi fushatën e tij duke deklaruar se emigrantët meksikanë janë “përdhunues dhe e mbylli me një reklamë anti-semite që evokon “Protokollet e Pleqve të Sionit”; sjellja e tij u bë një tallje për dinjitetin e grave dhe trupave të tyre. Dhe kur kritikohej për ndonjërën prej tyre, ai ia plaste të gjithëve duke se janë deklarata “politikisht korrekte”. Një figurë e tillë mizore dhe e prapambetur mund të ketë sukses mes disa votuesve, por si është e mundur q të fitojë?
Fakti që republikanët “tradicionalë”, nga George H. W. Bush deri tek Mitt Romney, deklaruan mospëlqimin e tyre për Trump, duket se vetëm sa e thelloi mbështetjen emocionale për të.
Opinionistët, në përpjekjen e tyre për të normalizuar këtë tragjedi, gjithashtu do të gjejnë mënyra për të zbutur sjelljen e paaftë dhe shkatërruese të FBI-së, ndërhyrjen malinje të inteligjencës ruse. Neve do të na kërkohet të mbështetemi tek stabiliteti i institucioneve amerikane, tek tendenca madje edhe të politikanëve më radikalë për të frenuar veten kur të thirren në zyrë. Liberalët do të qortohen si të vetëkënaqur, të shkëputur nga vuajtjet, a thua se shumë prej votuesve demokratë nuk e njohin varfërinë, luftën dhe fatkeqësinë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar këto pallavra. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump dhe grupi i bashkëpunëtorëve të tij, Chris Christie, Rudolph Giuliani, Mike Pence, dhe Paul Ryan, janë në gjendje për të qeverisur si republikanë brenda kufijve tradicionalë të mirësjelljes.
Trump nuk u zgjodh në platformë të mirësjelljes, drejtësisë, moderimit, kompromisit dhe sundimit të ligjit. Ai u zgjodh, kryesisht, mbi platformën e pakënaqësisë. Fashizmi nuk është e ardhmja jonë, nuk mund të jetë. Ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë, por e sigurt është se kjo është mënyra sesi nis fashizmi.
Hillari Klinton ishte një kandidate me të meta, por një lider elastike, inteligjente dhe kompetent, e cila kurrë nuk e kapërceu imazhin e saj në mesin e miliona votuesve si e pasigurt dhe e drejtë. Disa nga këto ishin rezultat i instinktit të saj të brendshëm për dyshimin, të zhvilluar gjatë viteve të “skandaleve” false të njëpasnjëshme.
E megjithatë, në një farë mënyre, pa marrë parasysh se sa periudhën e shërbimit të saj të sinqertë publik, ajo ishte më pak e besueshme se Trump, një njeri që ka mashtruar klientët e tij, investitorët dhe kontraktorët, një njeri i uritur, deklaratat dhe sjelljet e panumërta të të cilit pasqyrojnë një qenie njerëzore me cilësi të mjera, i babëzitur, mashtrues dhe fanatik. Niveli i tij i egoizmit është shfaqur rrallë jashtë ambienteve klinike.
Për tetë vjet, vendi ka jetuar me Barack Obaman si President i saj. Shumë shpesh, jemi përpjekur të zvogëlojmë racizmin dhe fyerjen që flluskuar nën sipërfaqen kibernetike. Por ky informacion u shpartallua. Në Facebook, artikujt e shtypit tradicional të bazuar në fakte, ngjajnë njësoj si artikujt nga mediet konspirative të kahut të djathtë. Tani zëdhënësit kanë audiencë të madhe për të papërshkrueshmen. Ky ishte kazani, me një gjuhë kaq shumë misogjiniste, që ndihmoi për të poshtëruar dhe shkatërruar Klinton. Shtypi i së djathtës ishte burim i gënjeshtrave të vazhdueshme, propagandave dhe teorive konspirative që Trump i përdoruri si oksigjenin e fushatës së tij. Steve Bannon, një figurë qendrore në Breitbart, ishte propagandisti i tij dhe menaxheri i fushatës.
Kjo është e gjitha një panoramë e zymtë. Mbrëmë vonë, ndërsa rezultatet po dilnin nga shtetet e fundit, një mik më telefonoi i mbushur plot trishtim, plot ankth për frikën e ndonjë konflikti apo lufte. Pse të mos largohesh nga vendi?
Por dëshpërimi nuk është përgjigja. Për të luftuar autoritarizmin, gënjeshtrën, duhet të luftojnë me nder dhe ashpër në emër të idealeve amerikane. Kjo është gjithçka që duhet të bëjmë. Kjo është gjithçka që na ka mbetur të bëjmë./NewYorker/dritare.net