Librat që vijnë nga përtej detit, dalin ditarët e Musine Kokalarit

Edhe këtë vit, Instituti Italian i Kulturës do të marrë pjesë në edicionin e 19-të tëPanairit të Librit të Tiranës me një stendë të vetin, i vendosur në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve.
Me këtë rast, Instituti do të ekspozojë një përzgjedhje veprash letrare dhe historike italiane të botuara në vitin e fundit, si dhe një përzgjedhje librash për fëmijë dhe adoleshentë të autorëve italianë. Mësuesit dhe dashamirësit e gjuhës italiane do të kenë mundësi të konsultojnë një përzgjedhje librash për të studiuar dhe thelluar njohuritë e tyre në gjuhën italiane.

Ndër iniciativat e planifikuara është prezantimi në gjuhën shqipe i romanit të Sandro Veronesi-t Caos Calmo (Kaos i Qetë i përkthyer nga Roza Ruci, Botim i Toena 2016). Libri, i botuar në Itali në vitin 2005, tregon kaosin e dukshëm që jeton protagonisti pas vdekjes së papritur të gruas së tij. I pritur nga një sukses i menjëhershëm, në vitin 2006, romani fitoi çmimin Strega, dhe në vitin 2008 u realizua një film me të njëjtin emër, interpretuar nga Nanni Moretti.

Letërsisë italiane i është kushtuar takimi me shkrimtaren Melania G. Mazzucco, e ftuar në stendën e Institutit për prezantimin e përkthimit në gjuhën shqipe të romanit të saj Vita (Vita, përkthyer nga Mimoza Hysa, botim i Albas). Romani, i frymëzuar nga jeta e gjyshit të autores, tregon historinë prekëse, dramatike të dy të rinjve italianë emigrantë në Amerikë në fillim të shekullit të njëzetë. Fitues i Çmimit Strega në vitin 2003, libri fitoi një sukses të madh në Itali dhe jashtë vendit dhe është përkthyer në mbi 20 vende. (E premte, 11 nëntor, ora 18.00).

Ende një udhëtim është struktura narrative e Il paese dei coppoloni (Feltrinelli 2015), një libër-jetë i kantautorit Vinicio Capossela, i cili në petkun e një udhëtari i shoqëruar nga një toger i hutuar, shkon në kërkim të rrënjëve të tij, në vendet e origjinës së prindërve. Udhëtim në një univers plot me figura me emra të çuditshëm, në një kulturë fshatare në procesin e zhdukjes, Capossela na drejton në një botë mitesh stërgjyshore duke sjellë bashkë muzikë dhe poezi. Vinicio Capossela do të jetë i ftuar në stendën e Institutit të shtunë, 12 nëntor, ora 18.00.

E Premte, 11 nëntor, ora 11.00 do të prezantohet libri Musine Kokolari “Jeta ime universitare. Kujtimet e një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste (1937-1941)”, nën kujdesin e Simonetta Ceglie dhe Mauro Geraci, me një ese nga Visar Zhiti (Viella 2016). Do të diskutojnë rreth librit Mauro Geraci, Persida Asllani dhe Albert P. Nikolla.

Vëllimit Për një didaktikë të re të shqipes: teste e-learning dhe ludolinguistike, nga Francesco Altimari, Flora Koleci, Juliana Kume (Fondacioni Universitar “Francesco Solano” 2016) do t’i kushtohet një takim, të shtunën, 12 nëntor, ora 11.00 , ku do të marrin fjalën Profesorët Francesco Altimari (Universiteti i Kalabrisë), Flora Koleci (Universiteti i Tiranës) dhe Anthony Mollica (Brock University, Canada). Nuk do të mungojnë dhe leximet dhe lojërat për fëmijë, të dielën, më 13 nëntor, ora 10.30, me Evis Myftaraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *