Sot dita e Lumturimit të 38 martirëve te Kishes katolike

Data 5 nentor është një datë historike jo vetëm për Kishën Katolike të Shqipërisë por dhe për kombin shqipëtar.

Sot është dita e Lumturimit të 38 martirëve të kësaj kishe, të cilët janë arrestuar, burgosur, torturuar dhe ekzekutuar nga regjimi komunist mes viteve 1944 dhe 1969.

Devotshmëria e tyre ndaj fesë dhe besnikëria ndaj Vatikanit shihej si një rrezik për regjimin. Në vitin 2010 kisha shqiptare i dorëzoi Vatikanit një listë me emrat e 40 martirëve të cilët kishin vdekur si pasojë e urrejtjes ndaj fesë. Dy nga emrat në listë u hoqën në një proces të vecantë pasi kishin drruar jetë para epokës komuniste.

Në muajin prill të ketij viti Papa Francesku firmosi dekretin për Lumturimin e martirëve shqiptarë, duke i vendosur ato përkrah figurave më të rëndësishme të katolicizmit në botë. Në muajin prill të ketij viti Papa Francesku firmosi dekretin për Lumturimin e martirëve shqiptarë, duke i vendosur ato përkrah figurave më të rëndësishme të katolicizmit në botë. Ceremonia e shenjtë do të zhvillohet në sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit dhe do te udhëhiqet nga kardinali për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato. Kjo ngjarje historike do të mbledhë në qytetin e Shkodrës autoritete të larta të Vatikanit, mes të cilëve dhe 5 Kardinalë, autoritete shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.

Mesha solemne të ndiqet nga mbi 10 mijë pelegrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *