Ermonela Jaho shkëlqen në Paris me rolin e Antonias

Mbrëmë, në një paraqitje tjetër në rolin e Antonias në Contes d`Hoffman, shqiptarja Ermonela Jaho ka lënë pa fjalë të pranishmit në Sallën e Operës Shtetërore të Parisit.

Ermonela, në rolin e Antonias është duartrokitur e uruar për rolin e saj. Videot e ndryshme në Twitter tregojnë admirimin për Ermonelën dhe rolin e saj.

Tre akte, një prolog e një epilog me origjinë nga viti 1881 janë sjellë mbrëmë në qytetin e bukur të Parisit, në operën që nisë në një tavernë në Nuremberg me shkrimtarin Hoffman i cili po e humb veten nga pija dhe dehja.

Antonia, roli që luan Ermonela, vjen në aktin e dytë. Antonia provon ta dashurojë personazhin kryesor.

“Në aspektin e vokalit nuk kam ndonjë problem me Operën, por në aspektin emocional më duhet që brenda një akti të vetëm të kaloj në shumë faza dhe emocione. Ndihem shumë e afërt me heroinën, dhe sa herë që këndoj në skenë, këndoj si të ishte hera e fundit” tregon Ermonela në një intervistë për Cadences.

Duartrokitjet nuk kanë munguar për tërë ekipin në fund të shfaqjes, ndërsa fraza të rolit të Ermonelës qarkullojnë në rrjete sociale si një formë për të dashuruar mënyrën se si ajo performon në skenë, edhe me fraza e me emocione dramatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *