Me propozim të Akademisë së Shkencave, akademiku dhe kompozitori i shquar Tish Daija (1926-2003) vlerësohet me dekoratën e lartë “Nderi i KOMBIT” në 90 vjetorin e lindjes nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e Tij Z. Bujar Nishani.
Dekorata ka këtë motivacion:
“Kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Me krijimtarinë e Tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”.
Ceremonia e dekorimit u zhvillua në ambjentet e Presidencës me pjesmarrjen e kreut të shtetit, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, familjarëve, wordpress miqve e kolegëve të akademik Tish Daisë.