Në kuadër të ditelindjes së tij më 2 nëntor 1953, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar disa dorëshkrime të poetit Bilal Xhaferri.
Jeta e tij, para dhe pas ikjes nga regjimi komunist ngjall ende sot debat.
Ashtu si edhe përplasja e tij me shkrimtarin e madh Ismail Kadare.
Për arsyet e përplasjes e vetëarratisjes jane shkruar artikuj e libra pas 1990-ës.
Poeti Bilal Xhaferri lindi në Ninat të Konispolit më 2 nëntor 1935. Më 1968, pas kritikës që i bëri romanit “Dasma” të Ismail Kadaresë, u hoq nga puna dhe iu hoq e drejta e botimit. Ai u arratis për në Greqi më 30 gusht 1969 dhe prej andej shkoi në ShBA.
Në foto, letra drejtuar Komitetit Qendror të Partisë, përmes së cilës lajmëron arratisjen e tij, dorëshkrim dhe daktilografim. Foto: AQSh.)