Gazetarja dhe moderatorja e Fiks Fare, Fiori Dardha ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku drejtori Hervin Çuli u përfshi në një konflikt fizik me gazetarin e ABC News, Eni Shehu.
Pavarësisht se pakkush ka mundur të thotë diçka publikisht për ngjarjen, Fiori Dardha ka “guxuar” të ngrejë disa pyetje, si p.sh: Si ka mundësi që barra edhe për tu marrë dhe me sigurinë në TK, i bie pikërisht drejtorit dhe regjisorit të shfaqjes.
Fiori, shkruan se emrin e Çulit e lidh me histori debatesh e konfliktesh, ndërsa shkruan se deri tani asnjë aktor nuk ka dalë e të pohojë se Eni Shehu ka ngacmuar apo provokuar aktorët.
Reagimi i gazetares Fiori Dardha në Instagram.
“Nuk e njoh personalisht drejtorin e Teatrit Kombetar. Mund te kem shkembyer ndonje pershendetje, ose t’i kem “rrembyer” ndonje deklarate ne kohen qe beja emisionin “Bla bla bla”, si regjisor ose, ndoshta, si pjese e KOP-it e ideator te fushatave elektorale.
Si regjisor e njoh disi me shume, sepse i kam pare disa shfaqe.
Nuk e di pse emrin e Çulit me shume e lidh me histori debatesh e konfliktesh.
Ndoshta eshte natyra tij qe krijon potere, ndoshta eshte zgjedhje, ndoshta i bien vertet ne qafe… kete nuk e di!
Di me siguri qe me shume e njoh per zhurmen qe krijon, sesa per ate qe realisht ben.
Pasi mesova per konfliktin me gazetarin e ABC News (te cilin me shume e njoh nga reportazhet gjate stines se veres e ndonje shkrim shpotites tek lapsi.al), duke qene se asnje pale nuk me krijon besim maksimal, me linden disa pyetje. Sigurisht qe pyetjet e mia nuk kane lidhje fare me faktin se drejtori Çuli dorezon, bordi qe ka zgjedhur vete e nxjerr fitues e me pas zbaton nje projekt si regjisor ne institucionin qe ai drejton.
Thjesht jam kurioze te di:
Si nuk doli nje nga aktoret qe te pohoje hapur se eshte ndjere i provokuar e i bezdisur nga gazetari/aktor?
Ta zeme se vertet gazetari ka shkaktuar probleme. Drejtori duhet te merrej me shoqerimin e tij jashte dyerve te institucionit? Nuk ka staf Teatri Kombetar?
Ta zeme se drejtori Culi, (duke qene se eshte dhe regjisor i shfaqes), ka qene i ngarkuar emocionalisht dhe sigurisht i stresuar per shfaqen dhe kesisoj e ka shkarkuar ngarkesen tek gazetari/aktor. Kur nuk e perballon dot kete ngarkese, a nuk duhet te zgjedhe te beje o drejtorin, o regjisorin?
P.S: Pershtypjen per shfaqen, do e jap pasi ta shoh.
Suksese trupes!” (Pasqyre.al)