Është ndarë nga jeta sot në mëngjes
(ditë e mërkurë më datën 26 tetor 2016) pas një sëmundjeje, në moshën 86 vjeçare Akademiku Prof. Dr. Alfred Uҫi.
Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të filozofisë, estetikës dhe të mbarë kulturës shqiptare.
Ceremonitë në nderim të Tij do të mbahen ditën e enjte, datë 27 tetor 2016, nga ora 11.00-12.00 në Akademinë e Shkencave.
Një vit më parë Alfred Uçi thoshte: Kisha ndërmend të botoja dy libra, një nga fusha e filozofisë mbi pikëpamjet filozofike të rilindasit Jani Vreto dhe tjetër me ese dhe etyde filozofike-estetike. Dhe të binden se kushedi shkruaj dhe të tjerë më tej.