Imazhe duke larë rrobat te shatërvani i fshatit e duke ngrënë drekë përkrah ndërtesave të bombarduara.
Këto janë fotografitë e rralla me ngjyra të jetës së përditshme larg nga frontet e luftës.
Daily Mail ka sjellë imazhe të kapura duke përdorur procesin autokrom të Vëllezërve Lumiere të fotove të të realizuara më 1917 në Luftën e Përë Botërore. Ato tregojnë se si Forcat Aleate kalonin momentet e qeta larg luftës.
Në një foto një grup ushtarësh francezë duke pritur jashtë një dyqani në Reims të Francës. Në një tjetër tregon katër ushtarë me uniformë që pushojnë ndërsa lexojnë një gazetë afër një kioske në Rexpoede, 10 milje nga Dunkirk.
Seti i jashtëzakonshëm i fotove tregon edhe rolin e senegalezëve në forcat ushtarake. Ata shihen në një moment pushimi me armë të lëna mënjanë ndqraa presin të shkojnë në front.
Ka mes tyre edhe një vajzë të vogël që mban kukullën e saj ndërsa pa saj shihen dy armë më 1917.
Ka edhe imazhe dramatike që tregojnë ushtarët pranë një krateri të hapur nga minat… (Pasqyre.al)