JORGE LUIS BORGES (Gjenia poetike)
Në agun e paardhur më erdh’ një ëndërr.
Di se në ëndërr kishte më shumë dyer.
Pjesën tjetër e humba. Rizgjimi
e la të zhduket këtë mëngjes
përrallëzën time që tani
është më e pakapshme se hija
e Tiresias, apo e Urit të Kaldeive
dhe të pashmangshme të Spinozës.
Kam kaluar jetën duke dëshifruar
dogmat që tjerrin filozofët.
Dihet, në Irlandë një njeri tha
se vëmendja e zotit që s’fle kurrë
mbledh pambarimisht çdo ëndërr,
çdo kopësht të shkretuar dhe çdo pikëz lot.
Vazhdo dyshimi dhe hija rritet.
Sikur ta dija ç’u bë ajo ëndërr që ëndërrova,
apo që ëndërroj të kem ëndërritur,
do të dija gjithçka.