Nga Kastriot Marku
Riciklimi i historisë komuniste dhe i sigurimit të shtetit nga shkrimtarët mercenarë të atij regjimi është një synim mjeran i mirëmenduar për ndotje publike.
Fishta dihet publikisht që nuk ka pasur simpati për Italinë, dhe edhe nëse ka patur, fundja ç’të keqe kishte, kur dihet që fashist nuk u bë kurrë? Ndërkohë shkrimtarët e realizmit socialist, jo vetëm u nuk u mjaftuan të bëhen komunistë të thjeshtë, por u bënë edhe ligjvënës dhe ekzekutues komunistë. Mos vallë komunizmi ishte më i mirë se fashizmi? Nga leximi i dokumentit të publikuar nga Nasho Jorgaqi disa ditë mëparë, të vjen menjëherë në mendje pyetja. Çfarë thotë ai dokument? Ç’përfaqëson ai dokument; adresuesi (Fishta) dhe marrësi (oficeri) në infrastrukturën fashiste. Në fund të fundit kemi të bëjmë me një letër falënderimi, një përgjigje kortezie ndaj autorit të një artikulli që është italian, e që ka qëlluar se na paskësh qenë kolonel fashist e asgjë tjetër. Po kjo në fund të fundit është çështje komunikimi, çështje kortezie, fisnikërie që ose e ke ose nuk e ke dhe kaq. Duke qenë se Nashuas i bën përshtypje dhe i mëshon faktit se koloneli paskësh qenë fashist, i bie që sipas tij edhe Fishta të paskësh qenë automatikisht i tillë. Po cili ka qenë pozicioni politik dhe publik i Fishtës në periudhën e pushtimit fashist? Çfarë fuknsionesh publike pati ai gjatë pushtimit? Vetiu lind pyetja edhe për Nashuan dhe sivëllezërit e tij. Po ti Nasho pse u bërë dhe ishe komunist në mos formal, së paku me bidje? Po ti ke mbajtur funksione publike të larta në atë kohë profesionale dhe shoqërore? Pse ti dhe urdhër për pushkatimin e poetit kuksian Havzi Nelës, dhe dy librazhdiotëve, Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit? Si do të bëjmë ne me ty tani që i shërbeve një regjimi gjakatar (se demokratik nuk ishte) me bindje? Ku duhet të të kualifikojmë e si duhet të të cilësojmë sot? Nuk do shumë mend por ajo copë letër private e shkëputur nga konteksti real-politik i asaj kohe, e cila nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e qëllimshme për të disatën herë që e bën një shkrimtar qyqar i realizmit socialist si Nasho Jorgaqi për të legjitimuar në një farë mënyre terrorizmit shtetëror që u krye ndaj klerit katolik dhe në veçanti ndaj At Gjergj Fishtës. Nuk janë mjaftuar kriminelët që ia tretën edhe eshtrat, madje bash atëherë kur Nashua me shokë kanë qenë në krye të detyrës në ditët e tij/tyre më të mira, por u dashkan edhe të tillë elementë prej epistolarit të Fishtean për ta denigruar sërish poetin. Më e pakta e asaj që mund të bëjnë soji i këtyre shkrimtarëve fatkeqë do të ishte dhe është që të heshtin; të kërkojnë ndjesë; të bëjnë një peligrinazh deri në Gjuhadol, aty ky Frati i Kombit është i gatshëm t’i falë edhe përkundrejt gjithë asaj që kanë bërë Nashua me shokë. Ky është pellgu ku ka ngecur historiografia shqiptare, prej të cilit u shfaqë fillmisht para nja 4-5 vjetësh Arben Puto, prej të cilit nuk del jashtë as Nasho Jorgaqi, por ky i dyti jo si historian (largqoftë kjo punë), se po të shkruhej historia nga kësi kalemxhinjësh gazetash vaj medeti për ne.Nostalgjikëve komunistë si Nasho Jorgaqi dhe Emil Lafe, meqë e mbajnë veten për studiues, njëri letërsi (e po të doje kush edhe histori) dhe tjetri gjuhësi, mund t’u bëheshin vetëm dy pyetje. E para: sa studime albanologjike (monografi dhe artikuj) u botuan gjatë periudhës 5-vjeçare të pushtimit fashist 1939-1943 dhe sa të tilla u botuan gjatë periudhës 1945-1949? E dyta: cili është autoriterti i këtyre punimeve në gjendjen e sotme të studimeve, referuar krahasimisht dy periudhave?