Kumbaro në hapjen e mini-bibliotekave të para tek liqeni: Çmimi Nobel…. kurrë mos e dhënçin!

Pas provokimit me Konicën, ministrja Kumbaro ka zgjedhur të thotë përmes fjalëve të Kadaresë, atë se çka mendon mbi çmimin Nobel, i cili këtë vit iu dha kantautorit amerikan Bob Dylan.

Ajo ka zgjedhur të lexojë këtë pjesë nga libri Mëngjeset në Kafe Rostand, te Ismail Kadaresë, i cili  ironizon gjithë zhurmën që shoqëron Nobelin, e cila për shkrimtarin tonë përsëritet sa herë ai nominohet si kandidat.

Shpresa është e kotë. Një qetësi para furtune. Dhe ja, ia shkrep diku…Do të gjendet nje shkas, një gazetë, një polemikë, gjysmë e shuar dhe gjithçka do të rifillojë  si çdo vit. Çmimi Nobel këtë herë… ... Duam Nobel. E duam se s’bën. E meritojmë. As që pyesim për të. Hë, hë s’pyesim? Atje na rri mendja. Do të na i japim me një këmbë. Kurrë mos e dhënçin! Do ta japin se s’bën. More s’e japin, kaq ta bëjmë dhëmbin. Ky i yni e ka fajin: nuk del t’iu thotë: s’e dua dhe pike. Po prit, mor zotni, si të thotë s’e dua, kur s’ia jep kush? Ashtu të thotë:në ju dhimbset aq fort, mbajeni për vete. Rrojmë dhe pa Nobel.”, – lexoi Kumbaro e cila ishte e pranishme në hapjen e mini-bibliotekave të para tek liqeni paraditen e sotme.

Vendi i zgjedhur për këtë nismë të veçantë ka qenë parku i Liqenit Artificial, ku të gjithë janë bërë pjesë e konkursit të mini-bibliotekave kreative dhe leximit në natyrë.
Publikut të pranishëm, ku shumica ishin fëmijë dhe të rinj, i janë bashkuar edhe disa nga ministrat e qeverisë. Bashkë me ministren e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, Ministrja e Inovacionit Milena Harito, David Muniz, Zv. ambasadori amerikan, Rayan Robert, i zyrës së marrëdhënieve me publikun si dhe Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjenisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

E kthyer tashmë në një traditë sa herë Takohemi për një libër, ministrat dhe të rinjtë kanë lexuar pjesë nga autorët e tyre të preferuar.

“Little free library-t”e para u krijuan bashkë me këndin e leximit në një hapësirë tërësisht ekologjike nga U.S Embassy Youth Coucil. Grupi i të rinjve të ambasadës preferoi të mos marrë pjesë në konkurs, por vetëm dha një shembull sesi këto mini-biblioteka mund të funksionojnë, ashtu siç ndodh gjerësisht edhe në SHBA ku janë të regjistruara 44.000 të tilla.

“Little Free Library në Shqipëri” nën moton: Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete.Konkurs mbarëkombëtar që nxit përhapjen në Shqipëri të Minibibliotekave Kreative. Kush krijon minibibliotekën më kreative do të fitojë një pako me libra për pasurimin e bibliotekës së tij. Projekti ka nisur në Tetor dhe ceremonia e mbylljes së konkursit do të jetë në javën e parë të dhjetorit.

IMG_3339

IMG_3188

IMG_3164

IMG_3196

IMG_3121

IMG_3029 IMG_3036 IMG_3039 IMG_3041

 

One comment

  • Z. Ministre me rastin e veprimtarise dhe leximin e fragmentit nga vepra e te madhit Kadare,te rekomandoj te lexosh nje komentim sarkastik nga Alfons Adop me titullin”Agron Tufa nuk del nga tufa”.

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *