Një shfaqje ndryshe, një gjuhe koreografike e sjellë prej pesë interpretuesish, të cilët nxjerrin në pah konceptin e identitetit, trashëgiminë jo materiale të kërcimit, skena në këtë shfaqje është vendi i origjinës. Shfaqja “Shake it out” vihet në skenë më 16 tetor dhe vjen si bashkëpunim i Ambasadës Austriake dhe Ambasadës Franceze me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Konceptimi dhe koreografia është e Christian Ubl, balerinët që interpretojnë janë Severine Bauvais, Aniol Busquets, Marianne Descamps, Joachim Lorca, Joachim Maudet, me muzikë të Fabrice Cattalano, Stephane Dunan Battandier, costume të Pierre Canitrot, ndriccim të Jean-Bastien Nehr, me As/regjisor dhe regjistër zëri Fabienne Gras dhe bashkëpunues artistik Ingrid Florin
Një pjesë koreografike që zgjat 60 minuta e interpretohet nga 5 balerinë, një kompozitor dhe një baterist.
Koncepti i Koreografit
Si një austriak që jeton dhe punon në Francë, Christian Ubl endet mes identitetit të origjinës dhe atij të adoptuar prej vendit ku jeton. Ai e ndien fort kryqëzimin e këtyre dy identiteteve të ndryshme të pranishme brenda tij. Ky dyzim e bën atë të vendos në pikëpyetje ekzistencën e këtij identiteti europian.
Koreografi ka krijuar një vepër poetike dhe utopike për një grup prej pesë interpretuesish, një gjuhë koreografike e mbushur me përjetime personale dhe e ndërthurur me ngjyrime folklorike. Përtej një këndvështrimi të unifikuar mbi traditën, flamurin dhe përkatësinë, ai ngre pyetje rreth konceptit të identitetit. Duke nxjerr në pah trashëgiminë jo materiale të kërcimit, ai e përdor skenën si vendin e origjinës dhe të devijimit çka i jep mundësinë ti mbledh dhe t’i manipulojë këta simbole.
Vepra e tij nxjerr në pah dhe në prespektivë trupin hyjnor, trupin propagandistik, trupin simbol, por gjithashtu edhe trupin e shkatërruar, e revoltuar, trupin neutral, kombëtar, patriotik ose pagan…
Christian Ubl koreograf dhe kërcimtar ka lindur në Vjenë (Austri) në vitin 1972. Ai filloi të merret me kërcimin modern pas një rruge të gjatë profesionale, dhe eklektike në patinazhin artistik dhe kërcimin -latin. Që nga vitin 1993 u interesua për dancin bashkëkohor dhe ndoqi studimet në Vjenë, Budapest, Nantë , Istres dhe Neë York. Në Istres, në jug të Francës përfitoi një bursë dy vjecare për trajnim profesional në dancin kontemporan. Aty ai punoi me mjaft koreograf kombëtarë e ndërkombëtarë
Si një balerin dhe interpretues, UBL ka bashkëpunuar me shumë koreografë francez si Abu Lagraa, Robert Seyfried, Daniel Dobbels, Michel Kelemenis, Delphine Gaud, Christiane Blaise, Gilles Jobin, me Qendrën koreografike Kombëtare në Tours të drejtuar nga Thomas Leburn. Në Zvicër ka interpretuar në Teatrin Dancit “Linga” në Lozanë . Në Irlandë, ka marr pjesë në një duet koreografik të Alex Iselie dhe Marie-France Garcia në Teatrin Kombëtar të Dancit me qendër në Dublin.
Në vitin 2005 ai bëhet drejtor artistik i CUBe dhe i shtoi repertorit edhe 8 pjesë të tjera koreografike, si dhe vazhdon bashkëpunimin e tij me Thomas Lebrun dhe David Ëampach si interpretues dhe asistent.
Në vitin 2014, në “Pavillon Noir”, krijoi pjesën koreografike “Shake It Out” për pesë valltarë dhe dy muzikantë rreth folklorit dhe traditës në sferën kulturore evropiane.