Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në spital në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Kanë qenë të bijtë që kanë njoftuar për humbjen e babait. “Të nderuar miq! Me hidhërim të madh ndajmë me ju lajmin e hidhur se babai ynë i shtrenjte, sot u nda prej nesh. Përcjelljen e fundit do ta mbajmë në homazhet që organizohen nesër në hollin e Ministrisë së Kulturës (ish Kinostudio) nga ora 11-12.
Miqësisht Bledi, Pandi dhe familja Laco”, ka qenë mesazhi i familjes.
Ai lindi më 29 shtator të 1936 në fshatin Dardhë të Korçës.
Paraditen e nesërme në nder të tij, për t’i dhënë lamtumirë e fundit janë parashikuar homazhe, që mësohet se do të mbahen në Ministrinë e
Kulturës.
Edhe pse studioi agronomi në Universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.
Laço është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.
Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.